Nëse fëmija yt bën probleme në kohën e ushqimit, dhe refuzon të provojë ushqime të reja ose mendoni që ai nuk hanë mjaftueshëm ushqim, të rekomandojmë disa forma për të bërë që kjo situatë të ndryshojë.
Është e mundshme që të ketë fëmijë me më pak apetit se të tjerët, bilez disa prej tyre refuzojnë të hanë ushqime për arsye të ndryshme.
Nëse ju vetëm jeni alarmuar për këtë çështje, keni shkuar menjëherë te pediatri, dhe ai ju ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të u brengosur, për arsye se pesha e fëmijës tuaj është normale, dhe është një fëmi që nuk sëmuret shpesh, atëherë, ju lutem shumë qetësohuni. Nuk ka asgjë për të u shqetësuar.
Mënyrat që do e bëjnë fëmijën tuaj të hajë ushqim :
Kurrë mos insisto: Prindërit që i insistojnë një fëmije gjatë gjithë kohën që të hajë fruta dhe pas tyre i premtojnë se do e shpërblejnë me ëmbëlsirë, e bëjnë një gabim të madh. Pasi me këtë veprim e rrisin një problem që nuk është në fillim si i tillë. Me këtë metodë ata vetëm i forcojnë fëmijës mendimin se frutat nuk janë të mira, ndërsa ëmbëlsirat po.
Lëre të zgjedhë një ushqim që nuk mund të e hajë –
Provo edhe më vonë të e ushqesh: nëse fëmija yt refuzon të hajë pemë, jepi pemë të tjera të reja pa presupozimin që ai do të refuzojë të i hajë.
Kurrë mos e obligo që të hajë –
Uroje kur ha mirë : Është një gjë e mirë kur fëmiu yt ha mirë, të e urosh atë.
Kur i jep ushqim të ri që nuk ka e ka provuar më parë, servoja së bashku me ushqimet që ai i njeh.
Jepi pavarësi të veprimet: lejoje të ha me dorën e tij për aq sa ai do, pa i thënë asgjë, pa insistuar, ose pa i premtuar asgjë, e as pa i ndaluar asgjë.
Kuptoje fëmijën tënd : një bebe qanë sepse ka ngrënë shumë, por nënat në shumë raste në vend që të e kuptojnë këtë sinjal, tentojnë të e obligojnë fëmijën e vet të ha sa ma shumë. Fëmiu nuk e di se pse, as nuk di për vitamina, kalciumin etj. Vetëm e di që i dhemb barku.
Ji shembull për fëmijën tënd : Prindërit janë modelet më të mirë për fëmijët e tyre. Mësoj ata rregullat e caktuara ose veprimet e caktuara duke i bërë vet ato veprime.
Mos i kalo në vuajtje vitet e para të jetës së fëmijës tënd : shumë prindër harrojnë të gëzojnë jetën me fëmijët e tyre për tema të tilla.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...