Google ADS

Disa mënyra se si të rrisni gjoksin në mënyrë natyrale

00:27 | 13 Mars 2018
Trina Galanxhi

Pothujase shumica e grave dëshirojnë që të kenë një gjoks tërheqës, sepse ajo përcakton bukurinë dhe kualitetin femëror.

Disa gra janë bekuar me gjoks të madh, ndërsa disa kanë më të vogël, transmeton portali arbresh.info

Ka shumë mëyra se si të rrisni gjoksin, duke përfshirë konsumimin e disa medikamenteve hormonale të cilat edhe mund të kenë efekt negative nëse mirren pa u konsultuar me mjekun.

Për të hequr qafe këtë problem, janë edhe disa mënyra natyrale që ju ndihmojnë t’i vini rreth rritjes së gjoksit.

Kopra

2 lugë të vogëla fara kopër
1 lugë gjelle vaj i mëlçisë

Procedura:

Merrni një lugë gjelle nga vaji i mëlçisë dhe 2 lugë të vogla fara kopër dhe përzieni mirë në një tigan. Përzieni deri sa farat të skuqen. Më pas lëreni të frohet mirë dhe aplikoni në gjoks duke bërë masazh. Pas 30 minutash pastroni gjoksin me ujë të vakët. Përsëriteni këtë ilaç dy herë në ditë për 2 muaj për të parë rezultatet e dëshiruara.

Lëngu i qepës

2 lugë gjelle lëng qepe
1 lugë të vogël shafran i Indisë
1 lugë të vogël mjaltë

Procedura:

Në një tas vendosni lëngun e qepës, shtoni dhe përbërësit tjerë dhe përzieni mirë deri sa të fitoni një masë homogjene. Aplikoni këtë përzierje në gjoks para gjumit. Lëreni përzierjen të qëndrojë gjatë gjithë natës dhe të nesërmen lani me ujë të vakët. Procedurën përsëriteni 2 herë në javë për dy muaj.

Aloe Vera

2 lugë gjelle Aloe Vera
1 vezë

Procedura:

Vendosni përbërësit në një enë dhe përzieni mirë, deri sa të fitoni një masë homogjene. Aplikoni përzierjen në gjoks dhe masazhoni për 10 minuta. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët. Këtë metodë përsëriteni dy herë në javë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme