Google ADS

Disa mënyra se si të reagoni ndaj një partneri xheloz

18:10 | 17 Gusht 2019
Arbresh Info

Xhelozia mundet ta shkatërroj një lidhje të lumtur.

Na u është portretizuar në shumë romane dhe filma historine e një burri që është xheloz për suksesin e gruas së tij ose një grua që xhelozonë për shoqet e burrit të saj.

Pa marr parasysh se çfarë është situata, nuk është e lehtë të merreni me një partner të tillë. Por, kjo nuk do të thotë që ju menjëherë duhet të hiqni dorë nga marrëdhënia juaj me atë person, raporton “Etimes”, transmeton lajmi.net.

Ja ku i keni disa këshilla se si të reagoni dhe të përballni një partner të tillë.

Gjejeni arsyen prapa kësaj xhelozie

Nuk ndodh që partneri juaj të zhvilloj xhelozinë brenda një nate. Por, kjo xhelozi ka prapa një histori dhe sipas studiuesve xhelozia lind për shkak besimit të thyer. Është shumë me rëndësi të Ii gjeni rrënjet e kësaj xheloize.

Durimi është çelësi kur keni për tu marr me një partner xheloz

Ndonjëherë një person nuk mund të kuptoj se janë disa sjellje të caktuara që bënë që personi tjetër të zhvilloj xhelozinë. Për shembull, nëse partneri juaj është xheloz se shpenzoni shumë kohë me shoqërinë tuaj, kjo situatë është e shamngshme. Kjo mund të zgjidhet kur ju e krijoni një lloj baraspeshe midis kohës që e shpenzoni me partnerin apo partnerën dhe me shoqërinë.

Mos e luani rolin e viktimës

Kjo është gjëja më e keqe që mund ta bëni. Në vend të kësaj është mirë të komunikoni dhe të mendoni se si të e zgjidhni këtë problem.

Nëse keni një partner/partnere xheloze mëmnyra më e mirë për të e zgjidhur këtë problem, nëse dëshironi ta ruani lidhjen është të komunikoni me njëri-tjetrin. Flisni për gjërat që ju pengojnë tek njëri tjetri dhe nëse ju ka lënduar ndonjëherë ndjenjat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme