Disa mënyra se si të mbani shtëpinë ngrohtë në dimër

21:35 | 9 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Në stinën e dimrit është e rëndësishme që të siguroheni që shtëpia juaj të jetë e ngrohtë. Më shumë se kaq, askush nuk dëshiron…

Për të mbajtur shtëpinë e ngrohtë, mundohuni që të ndjekni këto këshilla, shkruan portali arbresh.info

Izoloni nënçatinë

Edhe pse e ngrohni shtëpinë shumë, nëse nënçatinë nuk e keni në rregull, të gjitha paratë e shpenzuara do ju shkojnë dëm. Për të pasur një shtëpi të ngrohtë në dimër, duhet të siguroheni që t’ia filloni nga çatia. Rregulloni çatinë dhe izoloni nënçatinë për të pasur ngrohtë gjithmonë.

Inspektoni sobën

Mëqenëse soba është çelësi për ta mbajtur shtëpinë tuaj të ngrohtë në dimër, është e rëndëishmë që pastrimi i saj të bëhet çdo vit. Gjithmonë duhet të siguroheni se oxhaku dhe soba janë në gjendje të duhur për të filluar dimrin. Nëse shikoni ndonjë çarje në sobë, atëherë duhet të rregulloni, sepse ajo ndikon shumë në nxehtësi. Së fundmi, rregullisht rregulloni filtrate e ajrit.

Mbyllni plasaritjet

Nëse nuk i mbyllni të gjitha plasaritjet në mur dhe në dritare, atëherë ju më kot shpenzoni të mbani shtëpinë e ngrohtë. Për të pasur një shtëpi sa më të ngrohtë, mbyllni të gjitha dyert dhe dritaret. Për të vërtetuar se në shtëpinë tuaj nuk hyn ajri nga jashtë, ndizeni një fije temjan dhe shikoni lëvizjen e tymit. Mbi të gjitha, gjithmonë shikoni të bëni izolim sa më të mirë të dyerve dhe të dritareve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme