Nëse keni pasur ndonjëherë irritim të lëkurës apo djegje, atë ndjesi të kruarjes, menjëherë pas depilimit me brisk duhet ta dini se sa e dhimbshme dhe e bezdisshme mund të jetë.
Depilimi i këtij lloji është më i shpejti dhe pa dhimbje, por askush nuk dëshiron parehati dhe irritim në këmbë, duar ose zonën e bikinit.
Për fat të mirë, kjo djegie mund të parandalohen dhe të lehtësohen. Marta Camkiran, një estetikë në Haven Spa në New York tregon si të rregullojmë këtë problem. Camkiran rekomandon që së pari duhet të identifikojmë se çfarë po ndodh saktësisht, pastaj të gjeni një mënyrë specifike për të trajtuar çështjen dhe për të parandaluar që ajo të ndodhë në të ardhmen.
Ju keni irritim si pasojë e depilimit me brisk në qoftë se: Lëkura juaj ndihet e acaruar ose e ndezur, ju ndjeni një ndjesi si të nxehtë, lëkura juaj është e ndjeshme ndaj prekjes.
Meqë djegia nga brisku është e ngjashme me djegien e lëkurës tuaj nga dielli, mund të përdorni aloe vera për të ftohur dhe për të qetësuar lëkurën. Ju gjithashtu mund të provoni produkte të njëjta që përdorni dhe gjatë verës.
Mënyra te tjera mund të jenë gjithashtu: Aplikoni kompresa të ftohtë për 10 minuta. Këtë gjë mund ta bëni disa herë. Bëni një dush të ngrohtë dhe në qoftë se e bëni atë në vaskë hidhini ujit një gotë me sodë buke.
Lahuni përpara se të depiloheni në mënyrë të tillë që të zbutet lëkura dhe qimet. Depilimin fillojeni nga ana që qimet rritën dhe jo nga e kundërta. Djegia dhe acarimi i lëkurës nga depilimi është një acarim i lëkurës ku lëkura ka një reagim ndaj rruajtjes. Kjo mund të jetë për shkak të briskut që po përdorni, sa kohë keni që e përdorni ose nëse nuk keni krem depilimi të mjaftueshëm. Mund të ketë shumë arsye.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...