Shumë gjëra kanë ndryshuar për shkak të koronavirusit dhe një ndër to është edhe mënyra se si jemi kujdesur gjatë kësaj kohe për pastërtinë e shtëpisë tonë.
Kjo për të mbajtur sa më larg familjeve tona këtë virus vdekjeprurës.
Shumë prej nesh gjatë karantinës kanë krijuar një rutinë pastrimi, e cila mund të themi se është e nevojshme për një ambient më të sigurt.
Pastrimi me zbardhues
Kur pandemia na goditi, dezinfektuesit ishin nja nga produktet që u shitën më shumë, duke çuar në mungesë të tyre në treg.
Kështu që një opsion i shkëlqyer për pastrim dhe dezinfektim ishin zbardhuesit.
Kombinimi i zbardhuesve me ujë të nxehtë, është një mënyrë e mirë për të larguar edhe papastërtitë më të vështira.
Kini kujdes që gjatë kohës së pastrimit të përdorni doreza dhe të mbani dritaret hapur.
Pastrimi i sendeve që përdoren më shpesh
Dorezat e dyerve, çelësat e dritës ose sende të tjera që përdoren më shpesh nga të gjithë antarët e familjes, ishin fokusi kryesor i pastrimit.
Pastrimi i rregullt i tyre edhe pas pandemisë është i rëndësishëm sepse këto vende grumbullojnë baktere të ndryshme.
Përdorimi i furçave për pastrim
Furçat janë një mjet pastrimi i domosdoshëm, jo vetëm që pastrojnë më mirë se leckat papastërtitë që ato nuk mund t’i arrijnë, por edhe ju kursejnë kohë.
Përfshirja e fëmijëve në punët e shtëpisë
Gjatë karantinimit, fëmijët kanë ndjerë mungesën e miqve dhe të aktiviteteve të tjera.
Edhe pse ata kanë gjetur mënyra të ndryshme për tu argëtuar gjatë pandemisë, iu është dashur gjithashtu të marrin më shumë përgjegjësi në shtëpi.
Një pjesë e kësaj përgjegjësie të shtuar kanë qenë punët e shtëpisë. Ky zakon për t’u kujdesur për shtëpinë, i ndihmon ata të kuptojnë më tepër përgjegjësitë familjare. Prandaj është e rëndësishme që ata të vazhdojnë të bashkëpunojnë kur vjen fjala për kujdesin e shtëpisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...