Me siguri larja e duarve ju është kthyer në zakon tani, por një tjetër gjë shumë e rëndësishme, sidomos në këtë periudhë, është pastrimi i shtëpisë. Ekspertja e pastrimit Sandra Redmond ka treguar për Daily Mail disa këshilla si ta bëjmë shtëpinë të shkëlqejë dhe t’i mbajmë bakteret larg saj, sidomos tani që kalojmë kohë më shumë se kurrë brenda.
Jo thjesht dezinfektim – pastroni pastaj dezinfektoni. Mund të tundoheni ta pastroni shtëpinë dhe gjithë sipërfaqet me dezinfektantë dhe sprai, por është më higjenike ta pastoni shtëpinë me një pecetë ose sfungjer me detergjent/sapun dhe pastaj të kryeni dezinfektimin. Po ashtu, kini parasysh që dezifketanitin duhet ta lini mbi sipërfaqe për të paktën 30 sekonda të paprekur, pastaj fshijeni me pecetë.
Në kohë normale mund ta pastroni shtëpinë një herë në disa ditë, por kjo nuk është një periudhë normale. Pastrojeni kuzhinën dhe sipërfaqet më të përdorura përditë. Këtu përmendim dallapët, dorezat e pajisjeve dhe dyreve, pultin e televizorit dhe kondicionerit dhe të gjitha sipërfaqet që prekni dhe përdorni më shpesh. Kini parasysh që doreza e derës së jashtme duhet të dezinfektohet edhe më shpesh.
Kini kujdes sfungjerët dhe pecetat që përdorni për të pastruar. Pas përdorimit futini në lavatriçe ose lajini vetë me dorë, me ujë të nxehtë dhe sapun. Një tjetër sugjerim që duhet të keni parasysh, është të përdorni peceta mikrofibër, pasi janë më të thjeshta për t’u pastruar.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?