Janë të rrallë ata persona që nuk ndihen të rraskapitur dhe të stresuar në zyrë gjatë këtyre ditëve. Një nivel i moderuar stresi mund t’ju motivoj, por shumë stres do ju dëmtonte shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Pa marrë parasysh se çfarë po ndodh rreth jush në punë këtë verë, këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të qetë:
Merrni frymë
Për fat të mirë, ne kemi aftësinë për të ndryshuar qëllimisht frymëmarrjen tonë. Një frymëmarrje e thellë dërgon mesazh ndaj trurit për t’u çlodhur, dhe, nga ana tjetër, truri e dërgon këtë mesazh drejt trupit tuaj.
Kur ju ndiheni të rraskapitur, shpenzoni disa minuta për tu përqendruar në frymarrjen tuaj: uluni drejtë (ose ngrihuni në këmbë), merrni frymë thellë me hundë, mbajeni atë, e më pas nxirreni nëpërmjet gojës suaj.
Dilni nga dera
Pak minuta jashtë mund të ndryshojnë kornizë e mendjes suaj , dhe dokumentët që mundojnë apo email e tensionuar nuk do ju duken ndonjë problem i madh. Drita e diellit rrit nivelet tona të setoninës, duke na bërë më të lumtur.
Lëvizni
Pa marrë parasysh se sa i zënë jeni, duhet të gjeni kohë për stërvitje. Aktiviteti fizik nxit trupin tuaj të cirojë më shumë nga ata neurotransmetues të mirë të quajtur endorfin.
Detyrat e rënda përpiquni ti trajtoni të parat
Strategjia më e mirë është që detyrat tuaja më të komplikuara apo të vështira ti kryeni që në fillim në mënyrë që mos jenë kanosëse për ju pjesën tjetër të ditës.
Rregulloni tavolinën e punës
Kyç për të filluar çdo ditë me një sipërfaqe qetësuese të punës është që të mbani në të vetëm gjërat e nevojshme- asgjë më tepër./Revista Psikologjia/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...