Ndonjëherë vithet zhgënjejnë. Ato janë të sheshta dhe të pa tonifikuara.
Ja çfarë të bëni që të keni të pasme më të bukura.
1. Lëvizni
Për vithe më të tonifikuara duhet të lëvizni. Nuk po flasim për sport, por për një sforcim të vogël çdo ditë. Ecni të paktën 30 minuta në këmbë dhe ngjitni shkallët në vend se të merrni ashensorin.
2. Kontraktojuni
Për vithe të tonifikuara mund të bëni disa ushtrime të vogla kudo, në zyrë, në autobus, duke gatuar apo edhe kur dilni. Mbajeni kurrizin drejt, shtrëngojini për disa sekonda vithet dhe më pas lëshojini. Tingëllon paksa qesharake, por i bën ato më muskulore.
3. Fërkojini ato
Për vithe më të bukura duhet edhe një lëkurë më e bukur. Kur bëni dush, të paktën një herë në javë fërkojini mirë vithet duke bërë lëvizje rrethore në mënyrë që të largoni nga epiderma lëkurën e vdekur. Më pas përdorni pak krem hidratant.
4. Luftoni celulitin
Edhe vajzat më të dobëta kanë nga pak celulit. Nëse do mund ta hiqni atë do keni edhe një lëkurë më të bukur. Bëni masazh një pjese të lëkurës dhe rrotullojeni nga lart poshtë. Kombinojeni këtë edhe me produkte kundër celulitit.
5. Forcojini ato në dush
Poshtë dushit shpëlajini vithet me ujë te ftohtë. Përveçse stimulon qarkullimin e gjakut, kjo e bën edhe lëkurën më të tendosur. Shmangni dushin me ujë të nxehtë, i cili i bën vithet më të buta.
6. Kujdes me dietat
Kur humbni apo kur shtoni në peshë shihen ndryshime të menjëhershme tek vithet dhe legeni. Kujdes me dietat që mbani dhe ekuilibroni ushqimin.
7. Kujdes me sheqerin
Ajo çka hani ndikon së tepërmi tek vithet tuaja. Kujdes me sheqernat të cilat shndërrohen menjëherë në qeliza të yndyrshme. Nuk është e thënë të mos hani çokollata apo të mos konsumoni fare pije me sheqer, por çdo gjë duhet të jetë e kufizuar.
8. Krijoni muskuj në shtëpi
Nuk është nevoja të shkoni gjithmonë në palestër kur mund te bëni edhe disa ushtrime të thjeshta në shtëpi. Shtrihuni, vendosini parakrahët në dysheme dhe mbështetuni tek bërrylat. Këmbët duhet t’i keni të shtira mirë. Ngriheni njërën lart duke e mbajtur trupin drejt dhe të forcuar. Tre herë nga 25 lëvizje me çdo këmbë do ju bëjë shumë mirë.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...