Shumica e njerëzve kanë probleme të mëdha me zbokthin në lëkurën e kokës, prandaj disa specialistë kanë marrë përsipër që të japin disa këshilla për këtë situatë. Zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm, që është një kërpudhë lëkure e quajtur Pityrisporum ovale.
Pjesa më e madhe e të rriturve e kanë këtë kërpudhë në lëkurë. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron, duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve. Kur ulet sasia kësaj kërpudhe në lëkurë pushon edhe krijimi i zbokthit.
Lëkura e tabanit të flokëve, ashtu si edhe tërë lëkura e trupit të njeriut në përgjithësi ripërtërihet përgjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në leskra të vogla, shpeshherë të padukshme, të thata e të bardha. Vetëm kur këto leskra bëhen të dukshme kemi të bëjmë me zbokth. Ndonjëherë zbokthi shoqërohet me kruajtje.
Këshilla
Specialistet këshillojnë për të gjithë njerëzit që kanë probleme me zbokthin, që të kenë shumë kujdes në mënyrën e larjes së tyre. Kështu atyre u rekomandohet që të mos e hedhin shampon drejtpërdrejtë tek flokët, por në pëllëmbën e dorës përpara se të lahen flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve. Gjithashtu është shumë e domosdoshme të mos përdoren për flokët solucione që përmbajnë alkool për flokët, pasi ai than lëkurën. Duhet t’i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.
Problemet
Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdoret rregullisht një shampo e zakonshme kundër zbokthit sa herë që lahen flokët. Kur zbokthi është në sasi mesatare duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin kërpudhat. Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv. Shampot mund t’ua thajnë flokun disa njerëzve, prandaj këshillohet që ata të përdorin pak balsam në majat e flokëve. Zbokthi është një problem i madh për shumë njerëz. Ai jo vetëm që dëmton flokët, por është dhe një dukuri e shëmtuar nga ana estetike.
Kurat popullore
Nëse shampot e ndryshme antizbokth nuk kanë dhënë efekt, provoni këtë kurë të re dhe mjaft të lehtë. Hidhni uthull në flokë dhe masazhoni flokët dhe lëkurën e kokës. Më pas lëreni të thahet për disa minuta. Pasi uthulla të jetë tharë, lani kokën.
Ky proces përsëritet çdo ditë deri në zhdukjen e zbokthit. Zakonisht kjo periudhë zgjat vetëm disa ditë. Lëkura e tabanit të flokëve, ashtu si edhe tërë lëkura e trupit të njeriut në përgjithësi, ripërtërihet përgjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në leskra të vogla, shpeshherë të padukshme, të thata e të bardha. Shkencëtarët kanë vërtetuar se stresi dhe pagjumësia janë dy nga faktorët kryesorë që ndikojnë në shtimin e zbokthit. Pikërisht për këtë arsye ata rekomandojnë të gjithë personat që kanë probleme me zbokthin që të mos bien kurrë në shtrat të stresuar ose të pinë medoemos një hape në rast se nuk i merr gjumi, pasi të dy këta faktorë shtojnë zbokthin.
Një shampo të zakonshme kundra zbokthit duhet përdoruar në rastin kur floku nuk ka shumë zbokth, kjo shërben për të eliminuar përfundimisht atë, kur ndërrohen shampot lëkura e kokës irritohet.
Zbokthi, i trashëgueshëm
Nëse njëri nga prindërit, dhe veçanërisht nëna ka pasur zbokth, atëherë edhe fëmijët janë të predispozuar për të pasur probleme me këtë fenomen, i cili shumë herë mund t’u shfaqet atyre edhe pas të 30-tave. Sipas shkencëtarëve, trashëgimia e zbokthit shpjegohet me një numër të caktuar genesh që janë përgjegjës për ushqimin e flokëve. Hidhni uthull në flokë dhe masazhoni flokët dhe lëkurën e kokës.
Zbokthi është një problem i madh për shumë njerëz. Ai jo vetëm që dëmton flokët, por është dhe një dukuri e shëmtuar nga ana estetike.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...