Marrëdhëniet vjehërr-nuse janë disi të komplikuara. Ju mund të thoni që shkoni shumë mirë me vjehrrën tuaj dhe ne ju besojmë. Mirëpo, gjithmonë ekziston një ngërç në lidhje me nënën e partnerit.
Çfarë duhet të bëni kur nuk shkoni mirë me vjehrrën? Asnjëherë nuk do të gjendet fajtorja në një raport të tillë, pasi si nusja po ashtu dhe vjehrra mund t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës. Gjithsesi, ne do t’ju japim disa këshilla si të keni një marrëdhënie të mirë me vjehrrën, pa “luftë”.
Bëjini dhurata
Të gjithë i duan dhuratat. Vjehrrat nuk bëjnë përjashtim. Herë pas herë, kur i blini mamasë suaj një dhuratë, kujtohuni edhe për vjehrrën. Një gjë e vogël do ta gëzojë atë.
Mbani anën e saj
Në debatet e vogla që ajo mund të ketë me partnerin tuaj, mbani anën e saj. Kjo gjë do t’ju afrojë më shumë me vjehrrën, por edhe me partnerin, pasi të dy do ta vlerësojnë bashkimin tuaj.
Takoni shoqet e saj
Personat tek të cilët shfryhen më shumë vjehrrat janë shoqet. Mundohuni të dilni herë pas here në kafe me shoqet e vjehrrës në mënyrë që ato të krijojnë një mendim të mirë për ju. Pse? Në momentet që vjehrra mund t’ju “shajë” pas krahëve tek ato, shoqet mbase mund ta bëjnë të ndryshojë mendim duke ju njohur juve shkruan Revista Class
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë