Modelja 23-vjeçare, Hailey Bieber, është një entuziaste e produkteve të kujdesit ndaj lëkurës. Sidoqoftë, ajo nuk e mohon se ka patur gjithnjë një lëkurë të pastër, pa probleme me aknet apo diçka tjetër.
“Unë kujdesem shumë për veten, por prindërit e mi kanë patur gjithnjë një lëkurë të pastër, prandaj mendoj se në këtë aspekt, edhe gjenetika ka një rol të madh”, tha ajo për Women’s Health UK.
Një rutinë lëkure është specifike dhe çfarë funksionon për një person, ndoshta nuk funksionon për dikë tjetër, por gjithsesi disa nga këshillat e Hailey-t nuk i bëjnë dëm askujt!
#1 – Hailey sheh gjithnjë përbërësit e produkteve të saj
Bieber tha për Elle se edhe karantinën ajo e shfrytëzoi për t’u njohur më mirë me produktet e kujdesit ndaj lëkurës.
“Po bëja kurse dermatologjie dhe po lexoja libra për lëkurën tonë. Më duken shumë interesante dhe më intereson të di më shumë për lëkurën time dhe çfarë ndodh me të.”
Hailey gjithashtu tregoi se ajo përdor EWG si një burim për të kërkuar përbërësit.
Ajo thotë se lexon gjithë përbërësit në pjesën e pasme të kutive të çdo produkti sepse “do të dijë se çfarë do të përthithë lëkura e saj”.
#2 – Nuk shkon kurrë në shtrat me makeup
Hailey thotë se “nuk do të flinte kurrë me makijazh”. Ajo ka thënë se edhe kur ka qenë e dehur, përsëri e ka gjetur mënyrën për të pastruar makeup-in.
Lidhur me këtë, modelja thotë se dhe gjumi është shumë i rëndësishëm dhe luan një rol kyç në pamjen e lëkurës suaj.
“Unë mendoj se gjumi është shumë i rëndësishëm për lëkurën dhe shëndetin tonë të përgjithshëm. Kur orari im i gjumit pëson çregullime, unë arrij ta dalloj këtë ndryshim edhe në lëkurën time.”
#3 – Hailey mësoi zakonet të mira për lëkurën nga nëna dhe gjyshja e saj
Kur u pyet nga Women’s Health UK se çfarë i mësuan mamaja dhe gjyshja për rutinën e saj të bukurisë, Hailey u dha atyre të gjithë meritat.
“Ato më mësuan shumë gjëra. Mamaja ime është braziliane dhe është shumë e çmendur për lëkurën. Ajo kurrë nuk më linte të dilja nga dushi, pa pastruar tërë trupin me locione. Falë Zotit që e bëri këtë sepse tani unë kam një lëkurë shumë shumë të mirë. Njerëzit më prekin dhe më thonë: “Oh, sa lëkurë të butë që ke!”
#4 – I aplikon produktet e kujdesit ndaj lëkurës, ndërsa lëkura e saj është ende e lagur
Hailey është tepër falenderuese ndaj dermatologut të saj, Dr. Sturm. Ajo është shprehur se një nga gjërat që ka mësuar prej tij është t’i aplikojë produktet e kujdesit ndaj lëkurës ende pa e tharë mirë atë, pasi kjo ndihmon që të “thithen më mirë përbërësit” dhe “hidratimi të jetë më i mirë”.
#5 – “Pak dhe saktë”
Hailey Bieber dhe dermatologu i saj sigurohen që modelja të mos ketë një rutinë me një pafundësi produktesh, e para sepse jo të gjitha janë të nevojshme dhe e dyta sepse marrin kohë.
Rutina e Hailey-t përfshin: pastrim të dyfishtë, niacinamide, acid hialuronik, krem hidratues
#6 – Zakoni i saj ndaj kujdesit të lëkurës është jo pak i shtrenjtë.
Produkti më i lirë në rutinën e Hailey-t kushton $34 dhe më i kushtueshmi, $185. Disa nga produktet specifike që ajo përdor i gjeni këtu.
#7 – Hailey ndihmoi dhe në mbajtjen nën kontroll të akneve të Justin Bieber
Justin Bieber ka një fytyrë të yndyrshme dhe me tendencë akneike, por me ndihmën e gruas së tij dhe dermatologut Sturm, ai ka tashmë një lëkurë më të pastër.
Një mënyrë që ai gjeti për të qetësuar lëkurën ishte pastrimi/larja, menjëherë pas stërvitjes/djersitjes./anabel.al/
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja