Disa këshilla mode plot sharm

18:22 | 7 Tetor 2018
Arbresh.info

Parisi është një nga katër kryeqytetet e modës, dhe gratë franceze njihen për shijen e mirë që kanë në përzgjedhjen e veshjeve. Por sidoqoftë, për t’u dukur bukur dhe elegante nuk është e domosdoshme të jetoni diku në Francë. Ndiqni këto rregulla të thjeshta dhe do të ndiheni akoma më mirë dhe më bukur:

  • Zgjidhni këpucë elegante dhe të rehatshme: Takat e larta dhe platformat nuk janë pjesë e stilit parizien, sepse ato dalin gjithë ditën për punë dhe për të festuar. Këpucët me pak takë dhe komode janë idealet.
  • Një tualet natyral: Në qoftë se e keni të pamundur të dilni pa tualet nga shtëpia atëherë zgjidhni diçka shumë natyrale dhe me ngjyrat e lëkurës suaj. Do të dukeni shumë tërheqëse dhe nuk do të kuptohet shumë në qoftë se jeni e lyer apo jo.
  • Buzëkuqi i kuq: Pa tualet por buzëkuqi nuk mund të mungojë është në vend të zbutësit të buzëve! Nuk i dihet ku të gjenë e nesërmja ai duhet të jetë gjithmonë në çantë.
  • Kujdesi ndaj detajeve: Si të personalizoni një veshje? Shumë e thjeshtë bëni kujdes ndaj detajeve. Një kapele, një rrip apo një shall bën ndryshimin.
  • Qëndroini larg veshjeve me logo: Nuk ka pse të tregoni që veshja juaj është e kushtueshme pasi këtë mund ta tregojë mënyra se si do ta kombinoni, jo me patjetër logo apo emri i firmës.
  • Në qoftë se nuk keni bërë plazh këtë vit atëherë mbani ngjyrën tuaj. Mos shkoni të bëni solarium pasi do të duket që nuk është ngjyra që të fal dielli dhe të qenit fallco nuk bënë pjesë në kulturën e grave franceze.
  • Jo shumë aksesorë: Ato asnjëherë nuk duken të tepruara. Në qoftë se preferoni të vishni një golf atëherë shmangni shallin. Në qoftë se do të vini unaza, bënë mirë të mos përdorni byzylykë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme