Makeup-i është një pjesë shumë e rëndësishme për të gjitha vajzat.
Është e vërtetë që harxhojmë shumë kohë për të përgatitur makeup-in.
Mund të themi që harxhojmë kohë edhe duke parë tutoriale në Youtube për të marrë disa këshilla për një makeup profesional. Më lejoni t’ju them që nuk ka më nevojë që të harxhoni shumë kohë para pasqyrës apo para për të blerë produkte për një pamje të mrekullueshme. Ndonjëherë mjaftojnë disa këshilla të vogla që mund t’ju ndihmojnë të kurseni kohë dhe të merrni ‘zanatin’ e makeup artistit tuaj të preferuar.
IN Tv po ju prezanton me këto këshilla:
Ju ka mbaruar peneli, por ju duhet patjetër tani? Mos u mërzisni. Nxirrni nga çanta juaj e makeup-it, lapsin e zi të syve, shkrijeni me anë të një shkrepse pasi në atë mënyrë ai do të lëngëzohet dhe do të marrë formën e lapsit të penelit.
Mbase nuk e kishim menduar, por qenka shumë e thjeshtë për të marrë ngjyrën bronz siç jemi mësuar ta shohim tek modelet në shfaqjet e modës së Victoria’s Secret. Nuk ka nevojë të përdorni vajra të shtrenjta. Nëse keni ton sysh ngjyrë gold apo ‘brush’ për mollëzat dhe i përzieni me një vaj të Johnson Baby, ju sapo përfituar një vaj nxirës për trupin.
Të gjithë duam që të kemi qerpikë me shumë volum dhe kujdesemi që të gjejmë rimelin e duhur për këtë. Por ekzistoka dhe një ‘trick’ që ne nuk e kishim ditur. Me anën e pudrës ne mund të rrisim volumin e qerpikëve. Ju mund të merrni lehtësisht vëllim shtesë të qerpikëve me ndihmën e pluhurit tuaj të pudrës. Pas aplikimit të shtresës së parë të rimelit, aplikoni një shtresë të hollë të pudrës pluhur që keni dhe pas kësaj aplikoni sërish rimel. Vini re ndryshimin!
Kthyesi qerpikësh është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, por asnjëherë nuk e kishim menduar që ai mund të kryente dy funksione dhe që mund të na kursente shuëm kohë gjatë ritualit tonë të bukurisë në mëngjes. Mjafton që të vendosim një vijë me një laps sysh apo penel përgjatë kurbës së sipërme të kthyesit dhe do të shihni që ju përveçse keni përftuar një kthim qerpikësh, keni edhe një penel të lehtë.
Ju mund të pastroni pothuajse çdo sfungjer kozmetikë në një minutë pa asnjë përpjekje shtesë. Thjesht vendoseni atë në një tas me ujë dhe sapun dhe më pas vendoseni në mikrovalë për një minutë. Magjia e mikrovalës do ta pastrojë atë dhe gjithçka që duhet të bëni më pas është shpëlarja e sfungjerit me ujë./intv.al
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...