Disa hile si t’i shpëtoni gripit të këtyre ditëve

08:43 | 15 Nëntor 2019
Arbresh.info

Pasojat e kapriçove të motit janë të gjitha mbi ne! Këto ditë të paktën një nga pjesëtarët e familjes apo kolegëve nëpër zyra është në gjendje gripale! Luhatja e temperaturave ndikon në organizmin tonë, kështu që jemi zyrtarisht në sezonin e gripit!

Çfarë duhet të kemi parasysh që ndjesia më e besdisshme të kalojë brenda pak ditëve? Ndiqni këshillat më poshtë.

1.Hidratohuni

Ngjan me një këshillë klishe, por është shumë e rëndësishme të pini ujë rregullisht për të ‘pastruar’ veten nga gripi dhe për të mbajtur fytin të lubrifikuar. Shmangni pijet me sheqer apo me qumësht, aq më tepërn nëse keni shumë mukozë, sepse kjo mund ta përkeqësojë më shumë. Dhe, mos jarroni. Nëpër lokale, porosisni çaj!

2. Vitamina C


Nëse s’mund të merrni mjaftueshëm nëpërmjet frutave, si qitro , tretni në ujë vitmaninë C çdo ditë, dy ose tre herë në ditë dhe do ta ndihmoni sistemin imunitar të përballojë çdo sfidë. Antioksidantët janë shumë të rëndësishëm dhe nëse hani perime dhe fruta rregullisht, minimizoni rrezikun e prekjes nga infeksionet. Shmangni antibiotikët për aq sa mundeni.

3.Probiotik çdo ditë

Konsumoni një probiotik çdo ditë. Kjo jo vetëm ju ndihmon të eni shëndet të mirë, por përmirëson në mënyrë drastike sistemin tuaj imunitar. Rekomandohet të merrni edhe vitamina D çdo ditë gjatë vitit, nëse nuk kaloni shumë kohë në diell. Ndërsa në dimër të gjithë duhet të konsumojnë vitaminën D, kur nuk ka diell. Vaji i peshkut funksionon ende!

Përveç këshillave që duhet t’i ndiqni pa pritur të prekeni nga gripi, nëse kjo ka ndodhur, ekziston një hile tjetër që mund t’ju shpëtojë. Bëhet fjalë për metodën e çorapeve të lagura.

Kjo metodë konsiston në veshjen e çorapeve të lagura, të cilat bëjnë që gjaku të fokusohet tek këmbët për t’i ngohur. Kjo formë mikroqarkullimi bën pikërisht atë që qarkullimi i gjakut bën normalisht: sjell vlerat ushqyese dhe largon toksinat. Një gjë e tillë largon gjakun nga zonat problematike, si sinuset e zënë.

Filloni duke i ngrohur këmbët në një banjë të ngrohtë, lagni çorapet dhe vishini. Mbi to, vishni çorape të thata ose qese plastike, në kohën kur jeni gati të shtriheni për të fjetur. Në mëngjes, do të zgjoheni shumë më mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme