E kemi dëgjuar shpesh atë shprehjen: “Meshkujt janë nga Marsi ndërsa femrat nga Venusi’.
Por a janë vërtet kaq të ndryshëm?
Dallimet biologjike janë mjaft të qarta, por shkencëtarët po përpiqen të vërtetojnë se truri i meshkujve dhe i femrës kanë dallime thelbësore. Hulumtime të tilla kanë çuar në mite të shumta që miliona njerëz besojnë se janë të vërteta, si ajo që gratë janë më emocionale, sepse ato kanë fusha më të mëdha të trurit përgjegjëse për përpunimin e emocioneve. Shkencëtarët e sjelljes dhe neuroshkencëtarët kalojnë dekada në studimet e tyre të trurit të meshkujve dhe femrave, por informacioni ndryshon gjatë gjithë kohës kur dalin në dritë zbulime të reja.
Megjithatë këtu janë disa fakte interesante që nuk njihni për trurin femëror:
Truri i grave është më i vogël se ai i meshkujve
Është e vërtetë se truri i grave është më i vogël se ai i meshkujve. Por a do të thotë kjo se gratë janë më pak inteligjente për shkak të kësaj? Sigurisht që jo. Megjithatë, në të kaluarën ky fakt ishte përdorur si provë e inferioritetit të grave ndaj burrave. Por madhësia e trurit nuk ka të bëjë me faktin se sa të zgjuar jeni. Burrat janë më të mëdhenj në përgjithësi, prandaj, truri i tyre ka më shumë masë.
Gratë dhe fuqitë psikike
Intuita e grave nuk është një mit. Në fakt, gratë janë më shumë në harmoni me emocionet dhe nevojat e njerëzve të tjerë. Ato janë të lidhura në mënyrë biologjike për të kuptuar nevojat e një të qare të një fëmije pa folur sepse foshnjat flasin vetëm gjuhën e foshnjës, prandaj, kuptimi i tyre i gjashtë është një fuqi që duhet të llogaritet. Nuk është rastësi që gratë kanë qenë të lidhura me të gjitha gjërat e errëta dhe misterioze qysh në kohët e hershme kur magjia ishte diçka e vërtetë. Gratë kanë një lidhje të thellë me natyrën.
Menstruacionet gjithashtu ndikojnë në trurin e grave
Është një besim i përgjithshëm se gjatë ‘asaj kohe të muajit’ gratë kthehen në qenie tepër emocionale të shtyra nga hormoni që i bën të shpërthejnë në lot në çdo moment. Është e vërtetë që truri femëror ndikohet nga hormonet gjatë periudhave të menstruacioneve, por është gjithashtu e vërtetë që truri i tyre po bombardohet nga hormonet gjatë gjithë kohës! Progesteroni, testosteroni dhe estrogjeni janë tre hormonet kryesore që ndikojnë femrat gjatë ciklit menstrual. Ndërsa nivelet e tyre ndryshojnë, po kështu edhe seksualiteti i grave, gjendja shpirtërore dhe madje edhe mënyra e funksionimit të kujtesës. Dhe nuk është diçka që ndodh vetëm gjatë një periudhe kohore prej një jave, kjo ndodh gjatë gjithë kohës!
Kontrolli i lindjes ndikon në kujtimesën e femrave
Hormonet kanë fuqi të jashtëzakonshme mbi jetën e grave, prandaj nuk është çudi që kontrolli hormonal i lindjeve gjithashtu ndikon në trurin femëror. Shumë pilula që kontrollojnë lindjen japin një sasi shtesë të progesteronit në trup. Progesteroni është një hormon që ndikon në mënyrën se si gratë i përpunojnë kujtimet, që do të thotë se sikur të ketë edhe sadopak ekstra, do të ketë një ndikim të madh.
Truri i nënës është diçka e mrekullueshme
Gratë që kanë lindur ,të gjithë do të pajtohen që me mendimin se ‘truri i nënës’ nuk është një mit. Shkencëtarët pajtohen me këtë, gjithashtu! Shumë femra raportuan se nuk mund të mendonin drejt apo në mënyrë të qartë siç kishin menduar para shtatzënisë. Ato shpesh ndiheshin me memorie të errët dhe kishin probleme me kujtesën e gjërave. Rezulton se truri femër ristrukturohet gjatë dhe pas shtatzënisë, ashtu si edhe pjesa tjetër e trupit me të gjitha hormonet e saj. Kjo do të thotë se disa funksione të trurit mund të “sakrifikohen” si më pak të rëndësishme për një grua që lind në favor të të tjerave që duhen përdorur më shumë.
Femrat janë më të mira në lidhjen e informacionit
Rezulton se truri i ‘vogël’ i grave mund të jetë shumë më i efektshëm sa i përket punës me informacionin. Rrjedhat nervore në rrjetet e trurit të femrës janë më të lidhura se në meshkujt. Kjo rritje e lidhjes çon në një ndryshim në përpunimin e informacionit.
Femrat kombinojnë trurin e tyre logjik dhe intuitiv për të zgjidhur problemet
Kjo është diçka që djemtë nuk e bëjnë, të paktën jo në atë mënyrë që e bëjnë femrat. Studimet e imazhit të trurit tregojnë se kur paraqitet një problem kompleks, truri i meshkujve dhe femrave reagojnë në një mënyrë tjetër. Informacioni në trurin e femrave tenton të kërcejë midis hemisferës së majtë dhe të djathtë, ndërsa informacioni në trurin e meshkujve tenton të udhëtojë brenda hemisferës së njëjtë të trurit. Nuk është se djemtë nuk po përdorin të dyja hemisferat, thjeshtë informacioni përpunohet ndryshe . Ndërsa djemtë përdorin logjikën dhe intuitën veç e veç, gratë kanë tendencë të kombinojnë trurin e tyre logjik dhe intuitiv për të zgjidhur problemet.
Migrena ndikon në trurin e grave në një mënyrë tjetër
Femrat kanë më shumë gjasa të vuajnë nga migrena sesa meshkujt. Shkaku i migrenës është i njëjtë, indet e trurit rriten dhe shkakton enejtjen e nervave. Pjesa e trurit e ndikuar nga migrena është e ndryshme për femrat, amigdala që është përgjegjëse për përpunimin e emocioneve vuan më së shumti. Pjesët e trurit që merren me dhimbje gjithashtu vuajnë më shumë në trurin e grave.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...