Google ADS

Disa arsye shëndetësore se përse duhet të bëni seks çdo ditë

08:21 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Seksi, përveç që sjell kënaqësi të dy gjinitë, është edhe mundësi e mirë për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm. Këtë e ka dëshmuar edhe shkenca përmes eksperimenteve të ndryshme.

Seksi e zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës

Sipas studimit të kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, meshkujt të cilët ejakulojnë më shpesh kanë rrezik më të vogël të zhvillojnë kancerin e prostatës.

Hulumtuesit nuk e dinë se përse ndodh kjo, por, nëse veç ju duhet ndonjë arsye për të bërë seks sonte, kjo mund të jetë arsyeja e duhur.

Seksi të rinon dhe rrit vetëbesimin

Në studimin e kryer nga hulumtuesi skocez dhe neuropsikologu klinik, David Weeks, thuhet se personat të cilët bëjnë seks tri herë në javë ose më shumë, mund të duken deri në 12 vite më të ri sesa që janë.

Veç kësaj, ata gjithashtu kanë zbuluar se çiftet të cilët bëjnë seks më shpesh ndjehen më komodë dhe më me vetëbesim rreth identitetit të tyre seksual.

Seksi ua lehtëson femrave dhimbjet menstruale

Studimi i kryer në vitin 2000, ka zbuluar se 9 për qind nga 1,900 gra kishin masturbuar vetëm për t’i lehtësuar apo hequr dhimbjet menstruale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme