Katër vite më parë ishte i pastrehë dhe flinte poshtë urës. Por sot çdo gjë ka ndryshuar. Ai është bërë milioner, dhe është vetëm 21 vjeç. Ky është rasti i Harry Sanders nga Melbourne i Australisë. Ai zotëron një biznes të quajtur Studiohawk, vlera e të cilës është 830 mijë Paund.
Pasi mbushi 17 vjeç, jeta për të nuk ishte e lehtë. Pikërisht aty filluan vështirësitë. Jetimorja nuk mund ta mbante më dhe Harry flinte në rrugë, ku të mundej, kryesisht poshtë urave. Ai thotë se jeta e rrugës ishte e rrezikshme, pasi ka shumë të pastrehë të cilët kanë zënë territoret dhe mund të të sulmojnë. Megjithatë, kjo për të ishte një përvojë që duhet ta kalonte dhe i ka shërbyer për t’u bërë një i ri sipërmarrës i suksesshëm.
“Nuk do të isha i njëjti person nëse nuk kaloja këtë situatë. Suksesin ia kam borxh faktit që isha i pastrehë”, thotë 21-vjeçari.
“Studiohawk” që zotëron Harry është një agjenci e specializuar në optimizimin e motorëve të kërkimit në internet. Kjo agjenci ndihmon faqe të ndryshme në internet që të bëhen më të dukshme.
Ky biznesmen i ri ka dhe disa këshilla për të rinjtë që duan të jenë të suksesshëm. Ndër to, ai veçon faktin se askush nuk duhet të vishet me kostum dhe rroba serioze, edhe kur bëhet fjalë për mbledhje apo evente. Ai argumenton se gjithkush duhet të vishet ashtu siç e ndjen dhe si ndihet rehat. Harry thotë gjithashtu se nuk është e vërtetë që të bëhesh i suksesshëm duhet të rrish pa gjumë dhe të punosh vazhdimisht.
“Çdo natë fle 8 orë ose më shumë. Ndryshe, nuk jeni në gjendje të menaxhoni një biznes nëse nuk jeni të shplodhur”, shprehet ai.
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...