Zakonisht, ne përdorim bimë dhe erëza të ndryshme për të shijuar ushqimet, pa menduar se këta përbërës kuzhine mund të përdoren edhe për qëllime të tjera.
Një rast i tillë është përshembull përdorimi i gjetheve të dafinës. Jemi të sigurt se shumë prej jush nuk e dinë se aroma e veçantë dhe e dallueshme e gjetheve të dafinës ka një efekt tepër qetësues në trupin e njeriut. Gjethet e dafinës kanë qenë prej shekujsh pjesë e mjekësisë natyrore.
Vetitë e tyre të jashtëzakonshme mjekësore, si vetitë e forta anti-inflamatore dhe qetësuese janë të njohura dhe të përdorura gjerësisht edhe nga grekët e lashtë. Përveç kësaj, besohej se gjethet e dafinës mund të mbështesnin edhe trajtimin e epilepsisë.
Edhe sot, shumë praktikues të mjekësisë natyrore i pranojnë përfitimet e mahnitshme shëndetësore të gjetheve të dafinës, të cilat përfshijnë uljen e hipertensionit, mbrojtjen nga pagjumësia dhe stresi, si dhe kontrollin e niveleve të kolesterolit në gjak.
Për të marrë përfitimet shëndetësore të gjetheve të dafinës mund t’i shtoni ato në ushqim ndërsa gatuani, ose mund t’i ndizni lehtë dhe me kujdes në një tas rezistent ndaj nxehtësisë dhe të lini aromën të përhapet ngadalë nëpër shtëpi.
Djegia e gjetheve të dafinës është shumë e dobishme për të relaksuar muskujt, për të qetësuar mendjen dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.
Gjethet e dafinës janë gjithashtu një nga ilaçet më të fuqishëm kundër furrtares së zezë! Nëse insektet kanë pushtuar kuzhinën ose oborrin tuaj, përdorni gjethe dafine për t’i sprapsur.
Vështirë se mund të gjeni një zgjidhje më të mirë se gjethet e dafinës, për shkak se janë krejtësisht të sigurta për t’u përdorur edhe kur keni vërdallë fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake.Aroma e tyre e fuqishme funksionon mrekulli kur bëhet fjalë për të larguar furrtaret e zeza apo insekte të ngjashme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...