Si të humbas peshë, pa vajtur në palestër? Kjo është pyetja që shumë njerëz kanë dhe vazhdimisht ndjehen të shqetësuar.
Meqenëse doni të dobësoheni shëndetshëm dhe pa shkuar në palestër, po ju prezantojmë me 5 pijet që do t’ju dobësojnë në mënyrë të shëndetshme.
Pijet energjike, ose alkoolike, me sheqer janë ndër pijet që ju shëndoshin më shpejt nga sa mendoni.
Por janë edhe disa të tjera, që t’ju dobësojnë shëndetshëm dhe shpejt.
Çaji jeshil
Hulumtimet kanë treguar se, flavonoidet e kafeina në çajin e gjelbër rrisin sistemin metabolik dhe oksidimin e yndyrës. Nëse dëshironi të humbni peshë, ju duhet të pini rreth dy, deri tri gota çaji jeshil në ditë.
Lëng domateje
Sipas një studimi të botuar në ‘Journal of Nutrition’, duke pirë një gotë lëng domatesh, mund të holloni shumë belin tuaj dhe për pasojë tresni edhe dhjamin.
Shtimi i ACV-së, në dietën tuaj aktivizon metabolizmin, duke shkaktuar që trupi juaj të përdorë yndyrën si një formë energjie, në vend të ruajtjes së saj.
Dy ose tri lugë në ditë, uthull molle ndihmojnë të humbisni peshë.
Çaj i xhenxhefilit
Për shekuj me radhë, xhenxhefil është përdorur për të kuruar dhimbjen dhe të vjellat.
Një studim i botuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë, në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se, rrënja e xhenxhefilit,dhe çaji ju bën të ndiheni plot.
Uji
Dehidratimi ngadalëson tretjen, prandaj duhet të pini shumë ujë.
Ky artikull ju këshillon të pini deri në tetë gota uji në ditë. Qëndroni të hidratuar dhe dobësohuni në të njëjtën kohë.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...