Edhe pse ditët e fundit koha nuk ka qenë aq e ngrohtë sa do të kishit dashur, vera është shumë më afër nga ç’mund ta imagjinoni.
Por ajo që e bën të bukur këtë stinë është padyshim plazhi. Shumë prej jush mund të mos e kenë bërë akoma provën e rroba-banjove pasi i tremben kilogramëve të tepërt.
Për këtë arsye Living ju sjell vazhdimisht dieta dhe regjime të shëndetshme ushqimore. Dieta e sotme, e njohur ndryshe si dieta 1-javore ju ndihmon të rrëzoni 5 kilogramë. Dhe ç’është më e rëndësishmja, vetëm duke ngrënë ushqime të shëndetshme.
Dita e parë: Dita e frutave
Keni provuar ndonjëherë të hani vetëm fruta përgjatë një dite dhe asgjë tjetër? Dieta një javore nis pikërisht me fruta. Ju këshillojmë të hani frutat tuaja të preferuara, ku sigurisht rëndësinë më të madhe e kanë frutat e stinës. Molla për shembull rregullon metabolizmin dhe stimulon sistemin tretës, luleshtrydhet përmirësojnë funksionet e veshkave, kurse portokalli dhe qitro, të pasur me vitaminë C dhe A janë të këshillueshme për shëndetin e zemrës.
Dita e dytë: Dita e perimeve
Dita e dytë e dietës është dita e perimeve. Mund t’i konsumoni të ziera, të gatuara në avull, crudo ( të pagatuara) ose të grira në rende. Këshillohet të mos përdorni kurrfarë përbërësi shtesë siç janë kripa, vaji i ullirit ose i misrit dhe uthulla. Ndër perimet e këshillueshme përmendim brokolin që përmban vitaminë C dhe shumë përbërës ushqyes, kastravecin dhe sallatën jeshile. Kastraveci ka aftësi diuretike dhe lufton infeksionet urinare. Ai përmban gjithashtu sterole të cilat ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Kurse sallata jeshile ka 90% ujë dhe përmban magnez. Konsumi i saj ju ndihmon të bini në peshë dhe përmirëson funksionin e mëlçisë.
Dita e tretë: Dita e fruta-perimeve
Për ditën e tretë të dietës duhet të hani fruta dhe perime. Në qoftë se jeni lodhur duke i ngrënë vazhdimisht gjatë dy ditëve të para, mund t’i kaloni në frulator dhe të bëni lëngje. Për shembull shtrydhni 2 karrota, 1 asparag, 6 selino,1 kastravec, 5 gjethe mente të frekët, 1 mollë dhe një portokall.
Dita e katërt : Qumësht, banane dhe fruta
Dita e katërt është dita me më shumë kalori e dietës. Nisni mëngjesin me dy bananE dhe një gotë qumësht. Kurse në vaktet kryesore dhe ato të ndërmjetme hani fruta dhe perime. Mos lini pa përdorur perimet e stinës si qepa dhe hudhra e njomë, spinaqi, sallata jeshile, domatet, kastraveci etj.
Dita e pestë: Oriz dhe domate
Dita e pestë është dita e orizit dhe domateve. Mund të nisni ditën me një lëng të shtyrdhur domatesh, ose të hani domate qershi me fare pak djathë pa yndyrë. Mund të përgatisni një rizoto me domate dhe ta konsumoni gjatë drekës ose thjesht oriz i zier mirë shoqëruar me salcë domatesh. Nuuk duhet kurrsesi të përdorni kripë dhe vaj.
Dita e gjashtë: Oriz dhe perime
Jeni një ditë para përfundimit të dietës dhe ky është momenti për të gërshetuar ushqimet. Konsumoni oriz dhe perimet tuaja të preferuara, mund t’i hani të ziera ose të gatuara në avull.
Dita e shtatë: Fruta, perime dhe oriz
Kjo është dita e fundit e dietës, praktikisht dita ku i jepni fund luftës suaj me urinë dhe dëshirën për të ngrënë ushqime të përpunuara dhe të yndyrshme. Niseni mëngjesin me një lëng të shtyrudhur frutash. Një rekomandim i mirë për drekë është një rizoto me karrota, kungulleshka dhe bizele. Gjatë zemrës sërish fruta, kurse darka përmbyllet me një rizoto me luleshtrydhe. Të nesërmen peshohuni dhe do të vini re rezulatate surpizuese.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...