Ushqimi mesdhetar është një nga më të lakmuarit në botë, por sipas studimeve të fundit, është larg nga të qenit perfekt.
Më shumë fruta dhe perime, peshk, vaj ulliri si yndyrë kryesore, arra si burim i energjisë dhe një gotë verë në ditë. Dieta mesdhetare nuk është vetëm e shijshme, por është një nga aleatët më të mirë që mund të ketë njeriu…por mbi të gjitha nuk është aspak aleat financiar, transmeton portali arbresh.info
Sipas një studimi të kryer në Itali, u gjet se efektet e dobishme të kësaj dite ndodhen vetëm te njerëzit e shtresa të larta dhe te ata që qëndrojnë mirë financiarisht.
Marialaura Bonaccio, autore e studimit ka theksuar se është e pamundur që një person me të ardhura mesatare t’i përmbahet kësaj diete.
Studimi shton se kjo lloj diete parandalon rrezikun e sëmundjeve kardiovasluare për 60 për qind, por sipas tyre kjo ndodh vetë te personat me arsimim të lartë dhe me të ardhura vjetore të mira.
Në praktikë, studimi shton se njerëzit me të ardhura të mira konsumojnë më shumë peshk dhe ushqime organike, të cilat janë të shtrejta.
Nga ana tjetër, njerëzit me të ardhura më të ulëta që ndjekin dietën Mesdhetare janë të detyruar të zgjedhin ushqime të cilësisë më të dobët./Arbresh.info
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...