Dietat janë mënyra më e shpejtë për të rënë në peshë, por duhet të keni parasysh se dietat që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë aspak të shëndetshme dhe mund t’ju japin dyfishin e peshës së humbur nëse nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor edhe pas tyre.
E hënë
Mëngjesi: 1 portokall, 1 biskotë integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer, Dreka: 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht ose kos, Darka: 2 domate, 2 vezë të ziera, 1 kastravec, 1 fetë bukë integrale
E martë
Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer, Dreka: 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, 2 biskota integrale, Darka: 125 gr mish vici, 1 domate, 1 filxhan çaj pa sheqer
E mërkurë
Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer, Dreka: 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, pak sallatë jeshile, Darka: 125 gr mish vici, 1 portokall, 1 fetë buk integrale
E enjte
Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer, Dreka: 125 gr djathë i bardhë, 1 domate, 1 fetë bukë integrale, Darka: 125 gr mish vici, 2 domate, 1 fetë bukë integrale, 1 mollë jeshile
E premte
Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, kafe ose çaj, Dreka: 200 gr peshk, 1 domate, 1 fetë bukë integrale, Darka: 500 gr perime të ziera (karrota, bizele, brokoli, patate etj), 1 vezë, 1 domate.
Në fundjave mund të hani çfarë të doni, por pa e tepruar. Javën e dytë rifillojeni dietën nga fillimi.
Gjatë dietës duhet të pini 2 l ujë në ditë.
KUJDES! Ju lutem konsultohuni me mjekun tuaj përpara se ta nisni dietën sepse trupa të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër