Nëse jeni duke kërkuar një dietë që do t’ju ndihmojë të përgatiteni për pushimet e verës, atëherë kjo është zgjidhja e duhur për ju.
Probiotikët natyralë në ushqim, si dhe ato në kapsula, pluhura apo tableta janë një ndihmë e vërtetë për shëndetin tonë. Se ky nuk është vetëm një tjetër truk marketingu – thonë studime të shumta që konfirmojnë rëndësinë e futjes së baktereve të dobishme në organizëm, transmeton portal arbresh.info
Probiotikët stimulojnë rritjen e florës së shëndetshme të zorrëve, e cila rezulton në tretje më të shpejtë të ushqimit, eliminimin e toksinave dhe rrjedhimisht humbjen e peshës.
Duke qenë se është thelbësor për sistemin imunitar, rekomandohet që të hani sa më shumë kos.
Kjo është dieta që për bazë ka kosin.
Dita e parë
Mëngjesi: Në mëngjes hani kos me fruta ose me drithëra
Dreka: Skuqini perimet sipas dëshirës në vaj ulliri dhe përzieni me oriz të zier. Mos shtoni erëza të tjera përveç kripës dhe piperit në perime. Për ëmbëlsirë, hani kos me copa frutash.
Darka: Para se të shkoni në shtrat, do të kënaqeni me një sallatë me proshutë dhe karota. Prisni një karotë, mollë dhe 50 g proshutë, më pas shtoni vaj ulliri. Përziejini të gjitha me kos.
Dita e dytë
Mëngjesi: Hani kastracev me kos. Përzieni kastracevin e prerë në kubik dhe shtoni në kos. Shtoni vetëm pak kripë dhe piper.
Dreka: I shtoni kripë dhe piper pak pulës të prerë në kubikë dhe kaurdiseni në vaj ulliri. Shtoni kampionët e grirë, një domate dhe spec. kur perimet të zbuten, hiqni ato nga zjarri dhe shtoni kos.
Darka: Përzieni dy gota kos të përzier me manaferra.
Dita e tretë
Mëngjesi: Përzieni djathin, mollën e grirë, pak kanellë me kos dhe shtoni pak kripë nëse dëshironi.
Dreka: Piqni 150 gram fileto peshk dhe si pjatë anësore shtoni sallatë me kos, kastravec të grirë dhe pak mustardë.
Darka: Gatuani njëqind gram makarona, shtoni një piper të grirë dhe një vezë të zier. Përziejini gjithçka me kos.
Shënim: Përdorimi afatshkurtër i kësaj diete (jo më shumë se tre ditë) sigurisht që nuk do të dëmtojë njerëzit e shëndetshëm, por praktika afatgjatë nuk rekomandohet. Sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të filloni një dietë./arbresh.info/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...