Si të përgatiteni pa ankthe frikë për të hequr kilet e tepërta pas periudhës së pushimeve? Të përballojmë pra vjeshtën me këmbën e mbarë, duke ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të shijshëm dhe të ndjeheni plot energji.
Gjithmonë planifikoni. Ashtu siç kemi bërë me udhëtimet në pushime apo ushqimin për fëmijët, është e rëndësishme të kursejmë kohën në kuzhinë dhe të kemi gjithmonë diçka gati. Në mbrëmje, pas darkës mund të bëjmë gati diçka për të nesërmen.
Çdo vakt duhet të ketë karbohidrate, proteina dhe yndyrna. Për shembull, një supë drithërash me perime të freskëta, apo peshk, apo mish i bardhë janë të shijshme dhe me vlera. Për të shuar disi ndjesinë e ngopjes para se të ulemi në tavolinë pimë dy gota ujë. Me uljen e temperaturave supërat janë mjaft të mira por një aleat i mirë dhe për rënien në peshë.
Tundimi ekziston për çdo ushqim, dhe për të shmangur sheqernat e tepërta mjafton vetëm ta shijoni, apo siç themi ne të hani sa për neps. Ndonjëherë në vend që të hiqni disa ushqime, mjafton të reduktoni sasinë. /TCH/
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...