Dieta e shpejtë me qumësht; humbisni 2 kg për 3 ditë

02:12 | 27 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Nëse dëshironi të humbisni peshë me shpejtësi, mund të provoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e 2 kilogramëve për 3 ditë.

Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, si dhe normalizon funksionimin e sistemit intestinal (të trejtes).

Gjithashtu kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon në largimin e akneve.

Me përdorimin e qumështit dhe prodhimet e tij gjatë dietës, jo vetëm do të humbisni kilogramët shtesë, por do të furnizoni trupin me ushqyes të dobishëm.

Konsumimi i 1litër qumësht në ditë përmbush nevojat e organizmit me proteina dhe vlera të tjera ushqyese.Është e rëndësishme që para çdo vakti të konsumoni një gotë ujë pa gaz.

Gjithashtu gjatë kësaj diete me qumësht rekomandohet zvogëlimi i aktivitetit fizik.

Ja dieta efektive:

Mëngjesi: 1 gotë qumësht i ftohtë ,1 banane, çaj me mjaltë ose kafe pa sheqer.

Dreka: 1 gotë qumësht, 1 sallatë me perime jeshile ( sallatë jeshile, spinaq, rukola), 100 gr djathë pa yndyrë. Zemra (vakti i pasdites): 100 gr drithëra me qumësht, mjaltë dhe kanellë.

Darka: 1 gotë qumësht, 1 frut sipas dëshirës ose 1 got kos shoqëruar me bajame të pjekura.

Kjo dietë duhet të ndiqet në mënyrë rigoroze për tre ditë rresht. Më pas rikthejuni të ushqyerit si zakonisht, por duke mos eleminuar qumështin dhe nënproduktet e tij nga regjimi juaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme