Dieta e shekullit! Hani oriz dhe dobësohuni

23:45 | 24 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Një dietë e shpejtë e cila premton djegien e shpejtë të yndyrës, njihet si dieta e orizit. Kjo pasi orizi ka veti ngopëse, pastruese si dhe ndihmon në eleminimin e toksinave.

Faza e parë zgjat 3 ditë dhe shërben për të pastruar trupin, e dyta zgjat 9 ditë dhe është më e ashpër. Gjatë saj lejohet të konsumohet vetëm oriz dhe premton humbjen e 5 kilogramëve.

Ushqimet me të cilat mund të shoqëroni orizin në të dyja fazat janë peshku, mishi i bardhë, perimet dhe zarzavatet. Kjo dietë ka në thelbin e saj mungesën e sheqerit dhe pijeve të ndryshme, duke lejuar vetëm ujin.

Pas përfundimit të kësaj diete duhet ndjekur një regjim ushqimor i ekuilibruar për të ruajtur peshën e arritur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme