Qëndrimi në shtëpi, shumicës prej nesh i ka kushtuar disa kile më shumë në trup, me gjithë përpjekjen për të mos e tepruar me ushqimin. Në një kohë, kur i gjithë 24-orëshi është në shtëpi, sfida jonë më e madhe është, të paktën, të ruajmë kilet që kemi. Pse jo, edhe të heqim një pjesë. Ku i dihet, mbase periudha e plazhit do na vijë shpejt. Shpresojmë!
Ajo që njihet si Kreshma e Pashkës së Madhe është një periudhë e veçantë, e cila, këtë vit ka nisur që më 2 mars. Ka karakter të thellë pendimi dhe është një periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. Kreshma e Madhe do të zgjatë deri në kremtimin e Pashkës, më 19 prill.
Po si është dieta e kësaj periudhe për të gjithë besimtarët ortodoksë? Kisha Autoqefale Shqiptare rekomandon që kjo periudhë të karakterizohet nga disa “sfida” edhe në ushqim. Kjo do të thotë që t’i privosh vetes dëshira për ushqime të veçanta, si edhe të reduktosh sasinë e të tjerave, konsumi i të cilave lejohet gjatë kësaj periudhe.
Nëse nuk jeni kaq besnik ndaj kreshmës apo dietës që përcjell ajo gjatë kësaj periudhe, të paktën shikoni se si disa reduktime të vogla jua lehtësojnë ditën dhe ju bëjnë të ndiheni fizikisht më të lehtë.
Çfarë hamë dhe nuk hamë:
– Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji (pёrdorimi apo privimi i vajit e verёs varet nga udhёzimet e atit shpirtёror).
– E hёna, e marta, e mёrkura e javёs sё parё tё fillimit tё Kreshmёs quhen tё bardha, sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortё bёhet edhe tё Premten e Madhe (tё premten e Javёs sё Madhe para Pashkёs). Në këto 3 ditë të para, në pamundësi për ta mbajtur kaq të fortë, atëherë mund të konsumohen ushqime apo gatime pa vaj.
– Të shtunave dhe të dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë.
– Mos hani disa ushqime dhe pije qё ju pёlqejnё më shumë (ёmbëlsira, alkool) dhe eliminoni disa zakone apo varёsi (tё pirit duhan, televizori, radio, celulari, Facebook etj.).
– Pakёsoni sasinë e ushqimit qё konsumohet çdo vakt dhe mos hani ndёrmjet vakteve.
– Lejohet të hahet peshk vetëm në festёn e Ungjillëzimit, tё dielёn e Palmave (Dafinave) qё kёtё vit bie dt. 12 prill.
– Gjatë periudhës së kreshmës hiqni dorë nga diçka e veçantë për ju.
– Reduktoni pak sasinë e ushqimit që hani.
– Rriteni aktivitetin tuaj shpirtëror (lutuni në komunitet dhe personalisht vetëm për vetëm me Zotin, lexoni çdo ditë Biblën, lexoni jetë shenjtorësh dhe shkrime të tjera të shenjta të Kishës).
– Mos e kufizoni përfitimin nga kreshma thjesht duke hequr dorë nga ushqimi, sepse kreshmë e vërtetë do të thotë të shkëputesh nga e keqja.
– Mos u grindni!
Kujdes! Ju nuk hani mish, por mërzitni me grindje të tjerët; nuk pini verë, por vazhdoni të fyeni të tjerët. Nëse jetoni kështu, përpjekja e kreshmës nuk ka dobi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...