Pasi ka ndihmuar yjet e famshëm, dieta e 22 ditëve ka fituar mjaft vëmendje, dhe qëllimi sigurisht është dobësimi.
Mjafton më pak se një muaj për të humbur dyfishin e peshës që ju premtojnë dietat e tjera.
Shkurtimisht, bëhet fjalë “vetëm” në ndryshimin e stilit të jetës. Sepse duke ndryshuar këtë stil modifikohen gjenet tona, duke aktivizuar ato që na mbajnë në formë të mirë dhe duke çaktivizuar ato që favorizojnë kardiopatinë, tumoret, diabetin etj. Rezultati është i habitshëm, dhe ndryshimi vjen në më shumë se 500 gjene në vetëm tre muaj.
Perime e fruta sa më të freskëta
Sa më natyral të jetë një ushqim, aq më i mirë është. Konsumi i frutave dhe perimeve sa më natyrale i jep mundsi organizmit të fokusohet tek dezintoksikimi. Ushqimet e përpunuara minojnë mirëqënien e përgjithshme, duke dhënë shpesh dhe shqetësime të stomakut apo prezencën e aromave të konservantëve artificialë.
Konsumi i tre vakteve të plota në ditë
Njerëzit shëndoshen sepse hanë derisa të kenë ndjesinë e ngopjes. Ndiqni sinjalet tuaja të brendshmë dhe hani ngadalë. Tre vakte në ditë, dhe mos hani kurrë para se të flini. Duhet të hani dy orë para se të flini.
Raporti 80-10-10
Kur konsumoni fruta e perime kaloritë nuk janë më fiksim. Për një dietë të shëndetshme, raporti 80% karbohidrate, 10% yndyrna dhe 10% proteina është i lehtë të mbahet me këtë regjim. Kjo pasi frutat e perimet janë të pasura me karbohidrate komplekse dhe të varfra në yndyrna.
30 minuta në ditë ushtrime fizike
Konsumi i perimeve do të riprogramojë organizmin, ndërsa aktiviteti fizik do të sigurojë që ky riprogramim të zgjasë në kohë. Mos harroni që njëri nuk përjashton tjetrin. Një humbje efektive e peshës i dedikohet 75% regjimit ushqyes dhe 25% aktivitetit fizik.
Pini ujë
Uji është gjëja më e mirë. Edhe çajrat pa ëmbëlsues janë shumë të mirë, apo uji me limon. Lërini pijet e gazuara, evitoni çajrat apo limonatat e sheqerosura e mos harroni që pijet me sheqerna të shtuar dhe alkool janë “kalori boshe” që ju çojnë mundin kot. Niseni ditën me një gotë ujë me limon, një ndihmë për rihidratimin dhe tretjen.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë