Google ADS

Dhuratat që duhet të bëni për festa sipas horoskopit

01:54 | 9 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Sezoni i Krishtlindjeve po afrohet shpejt, dhe nëse nuk keni menduar sikur edhe pak se çfarë do të dhuroni për njerëzit e familjes, atëherë astrologjia ju ndihmon.

Dashi-Mund të festojë dhe pa i dhuruar një bluzë të re ose një veshje çfarëdo. Bëni mirë t’i dhuroni një biletë për koncertin e preferuar apo për një udhëtim. Dashit i pëlqejnë emocionet e vërteta.

Demi-Ka një shije të “shtrenjtë” por i pëlqejnë dhe detajet. Kështu që çdo dhurate dhe e vogël do t’i pëlqejë.

Binjakët-Është një nga shenjat më të zgjuara dhe do t’i vlerësojë dhuratat të cilat janë “inteligjente” si psh një puzzle apo një lojë që do të gjithë vëmendjen e tyre.

Gaforrja-Është një nga shenjat që mendon se vetëm mendimi ka me të vërtetë rëndësi kështu që dhurojini çfarë të doni ju.

Luani-Ashtu si demi ka një shije të “shtrenjtë: Por nuk do të kënaqet me pak, filloni kurseni që tani.

Virgjëresha-Mendon se duhet t’i lexoni mendjen dhe me patjetër dhurata duhet të jetë ajo që virgjëresha ka menduar.

Peshorja-Dashuron çdo gjë luksoze, me shkëlqim, që bie në sy. Mendohuni mirë çfarë do t’i dhuroni që mos të zhgënjehet.

Akrepi-Është një nga shenjat më misterioze pra dhe dhuratën e do të papritur.

Shigjetari-Nuk do dhurata, kalimi i kohës me njerëzit e dashur do të vlente më shumë se çdo gjë tjetër.

Bricjapi-Punon shumë për imazhin dhe vlerat që do të ketë për të patur suksese. Kështu që diçka që të reflektojë punën e tij/e saj do të ishte perfekte.

Ujori-Ka një shije shume të veçantë, çdo gjë jashtë asaj që hyn në preferencat tuajaj do të ishte ideale.

Peshqit-Nuk ka rëndësi çfarë i dhuroni nqs vjen nga ju është thjesht perfekte./lexo/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme