Këtë javë, ‘Deutsche Bank’ e ka publikuar raportin vjetor që ka të bëjë me kostot e produkteve dhe shërbimeve në qytetet më të mëdha dhe më të fuqishme të botës.
Në vitin 2017, për herë të parë, ‘Deutsche Bank’ kishte përfshirë renditjen e kualitetit të jetesës në 47 qytete përreth botës.
Renditja është e bazuar në tetë sub-indekse të përpiluara nga një databazë e mbushur me informacione, nga e cila krijohet një imazh i asaj se si është të jetosh në qytete të ndryshme.
P.sh., këto indekse përfshijnë fuqinë blerëse, sigurinë, kujdesin shëndetësor, koston e jetesës, ndotjen e ajrit, klimën, etj.
Nga të dhënat e marra, kjo është lista me top 10 qytetet më të mëdha të botës të cilat e kanë kualitetin më të mirë të jetesës.
10: Sydney, Australi
9: Amsterdami, Holandë
8: Bostoni, SHBA
7: Ottawa, Kanadë
6: Kopenhaga, Danimarkë
5: Cyrihu, Zvicër
4: Melbourni, Australi
3: Vjena, Austri
2: Edinburghi, Skoci
1. Wellingtoni, Zelandë e Re.
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...