Periudha e beqarisë duket se i bën njerëzit të humbasin instinktet e tyre të personalitetit dhe të bëjnë kompromise të gabuara.
Mësoni se cilat sjellje duhen shmangur…
Beqaria nuk është thjesht një periudhë e vetmuar e jetës suaj, por është në fakt një stil jetese që vjen për shkak të disa arsyeve të caktuara.
Pavarësisht nëse dëshironi qetësinë e vetmisë për momentin, ose jeni në kërkim të personit të duhur, ja cilat janë 10 mësimet që çdo grua i merr nga beqaria.
Doni veten përpara “tjetrit”
Është e vështirë të duash dikë tjetër, nëse më parë nuk do veten.
Një kërkim për dashurinë, mund të rezultojë i pasuksesshëm nëse ju mungon dashuria për veten dhe nëse nuk keni vetëvlerësim.
Mos i lini të tjerët t’ua kufizojnë personalitetin.
Mësoni si të jeni beqare dhe të kënaqura që të mos vareni nga askush.
Lërini gjërat të rrjedhin
Jo çdo person me të cilin dilni në takim, është i duhuri për të qenë partneri juaj.
Nëse mendoni se “takimi shkoi mirë, ndoshta ai do të jetë bashkëshorti im”, kjo do t’ju bëjë të fiksoheni pas statusit të marrëdhënies suaj, në vend që të shijoni atë që po ju ndodh.
Mos i nxitni gjërat me forcë, lërini ato të rrjedhin vetë dhe do të shihni se spontaniteti funksionon.
Mos kërkoni që partneri të ndryshojë
Mund të ndryshoni te një partner vetëm ato gjëra që ai jua lejon dhe mos pretendoni se keni fuqinë të transformoni jetën e tjetrit thjesht prej faktit se tanimë mund të jeni çift.
Jo gjithmonë, partnerin e gjeni në atë fazë të jetës, siç jeni dhe ju, por kjo është e bukura e të qenët çift, me kalimin e kohës ju dëshironi të bëheni një dhe të jeni në sinkron me veprimet tuaja.
Rezultate të ndryshme, veprime të njëjta?
Sa herë që dilni në një takim me një person të ri, përpiquni të bëni diçka ndryshe, sepse nëse bëni të njëjtën rutinë çdo herë, atëherë rezultati nuk mund të jetë i ndryshëm.
Pavarësisht se mund të jeni mësuar të trajtoheni sipas një mënyre të caktuar, filloni të jeni më të hapura për eksperimente të reja.
Shndërrojeni veten në prioritet
Investoni te vetja dhe te marrëdhëniet tuaja.
Përqendrohuni te karriera, e ardhmja dhe te gjërat që dëshironi të bëni.
Nëse jeni në kërkim të argëtimit, një person i dytë do të ishte shumë mirë, por nuk është i domosdoshëm për jetën tuaj.
Ju po ekzistoni tani, ndaj jeta juaj ka filluar tashmë, nuk fillon kur njihni dikë të caktuar.
Mos sajoni arsyetime për të tjerët
Ka dy lloj personash për të cilët nuk duhet të sajoni justifikime në mendjen tuaj.
Së pari, ata që janë përherë me ju, por që vazhdimisht ju keqtrajtojnë, ose ju bëjnë të ndiheni keq për veten dhe personat që ikin e vijnë, sipas dëshirës e nuk janë kurrë konsistentë.
Në këtë rast, duhet ta shihni situatën për atë që është dhe të kuptoni se është një dëshirë e përbashkët dhe se nuk po përfitojnë prej jush.
Mos u bëni bashkëshorte për një të dashur
Për disa femra, vjen natyrshëm të duan të kujdesen për të dashurin e tyre dhe t’i tregojnë se sa bashkëshorte të mira do të ishin, nëse do të vinte marrëdhënia në atë pikë.
Por kini kujdes të mos jepni shumë nga vetja shumë shpejt.
Nëse jepni nga vetja 100 për qind dhe tjetri thjesht përfiton prej kësaj, do të kuptoni herët ose vonë se keni luajtur e vetme.
Mos e ngatërroni dashurinë me pasionin
Shumë prej nesh kanë shkatërruar marrëdhënie vetëm për shkak se nuk kanë arritur të dallojnë dëshirën për marrëdhënie seksuale të tjetrit dhe praninë e dashurisë.
Në fakt, nëse e shihni lidhjen tuaj me sy të ftohtë, mund ta dalloni se cila është dëshira për të kaluar një periudhë të aktivitetit seksual me një tjetër.
Jeni me fat nëse arrini të gjeni dashurinë dhe pasionin në të njëjtin person.
Gjërat kërkojnë kohën e duhur
Për disa njerëz, gjërat funksionojnë pas disa përpjekjeve, disa muajve, disa viteve, ose në atë që mund të duket si një jetë e tërë.
Ju nuk mund ta nxisni dashurinë dhe të kaloni nga beqare në të martuara brenda natës.
Shumë ujëra do të rrjedhin nën urën tuaj të beqarisë, përpara se të lidhni këmbët.
Megjithatë, besoni te vetja dhe prisni bukur për çastin magjik, të cilin duhet ta shijoni pa kokëçarje të tjera.
“Mbi tridhjetë dhe e shqetësuar”
Ditëlindja e tridhjetë është në një farë mënyre koha kur vajzat fillojnë të fiksohen pas jetës së tyre, analizojnë progresin që kanë bërë dhe ato që u mungojnë.
donjëherë, kjo ndjesi ankthi vjen natyrshëm dhe herë të tjera imponohen nga familja apo nga shoqëria.
Duhet të çliroheni nga mentaliteti i të qenët mbi tridhjetë vjeçe dhe të shqetësuara për fatin tuaj në vazhdim.
Përqendrohuni më mirë te jeta që doni të bëni dhe personi i duhur do t’ju vijë…
Jeta është shumë e shkurtër, mos lejoni që dikush tjetër të marrë lumturinë nga ju.
Përsosni sa më shumë veten dhe asnjëherë nuk do të ndiheni vetëm.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...