Sa kohë keni që nuk bëni më një shëtitje? Rigjeni kënaqësinë për të ecur bashkë me gjysmën tuaj në një vend ku mbizotëron qetësia dhe ku pamja përreth të jetë vërtet speciale: ideale do të ishte të shëtisnit në një kopsht botanik.
Rigjeni kënaqësinë për të shijuar jetën dhe hapini rrugë të lirë fantazisë! Takimet romantike janë vërtet të veçanta dhe të paharrueshme.
Më poshtë mbase mund të gjeni veten në ndonjërin prej tyre.
1. Darkë romantike
Ideja është shumë e vjetër, por konteksti është ai që përbën ndryshimin. Gjeni një vendndodhje speciale, mbase në kopsht…ose rezervoni diku jashtë qytetit ku banoni!
2. Piknik
Transformojeni pushimin e drekës në një vakt në një kopsht, lëndinë apo vend të gjelbëruar: në ditët e bukura me diell mjafton një sallatë me oriz ose panine të mbushura sipas dëshirës, për t’i konsumuar, ndërsa me vete duhet të merrni edhe një mbulesë për të qëndruar rehat.
3. Dhuratë speciale
Përgatisni një album me kujtimet tuaja më të bukura: fotografi, mesazhe dhe letra. Bëjini bashkë dhe personin e zemrës çojeni në një vend që për ju është i veçantë. Shfletimi i faqeve të historisë tuaj do të jetë një emocion i veçantë që do ta mbani mend gjatë.
4. Shtëpi mbi pemë
Sot janë të shumta hotelet që paraqesin struktura jashtë së zakonshmes. Ku ka më romantike se sa një natë e kaluar në një shtëpi ose dhomë që gjendet mbi pemë? Nëse nuk gjeni një vend të tillë, ju mund ta krijoni vetë atë, mjafton pak fantazi dhe kaq!
5. Dorë për dore
Sa kohë keni që nuk bëni më një shëtitje? Rigjeni kënaqësinë për të ecur bashkë me gjysmën tuaj në një vend ku mbizotëron qetësia dhe ku pamja përreth të jetë vërtet speciale: ideale do të ishte të shëtisnit në një kopsht botanik.
6. Në tren
Lini një takim në një stacion treni dhe vijojeni atë brenda tij! Ideale do të ishte nëse në xhep do të kishit edhe bileta për të shkuar për të parë një koncert ose një shfaqje në një qytet të afërt. Kështu do të bëheshit romantikë si në kohën e gjyshërve.
7. SPA së bashku
Mos i thoni gjë atij/asaj: një pasdite ose një mbrëmje në SPA do të ishte një surprizë e këndshme, për t’u përqafuar dhe për të rigjetur kontaktin e lëkurës mes aromave të mrekullueshme dhe avullit të ngrohtë.
8. Përqafohuni mes yjeve
Merrni një shportë me ushqime të shijshme dhe një hartë dhe shkoni në kërkim të vendeve natyrore sa më pranë vendit ku jetoni. Po të kërkoni do të gjeni e nëse koha do t’jua lejojë, flini në tendë poshtë yjeve. Kjo do të jetë një gjë tejet romantike dhe do t’iu kthejë në kohën e adoleshencës.
9. Takim mes muzikës
Takohuni në një koncert ose në një vend ku një violinist i bie violinës teksa ju darkoni: zgjidhni mënyrën që ju karakterizon më shumë. Muzika e bën zemrën me krahë!
10. Surprizë!
Bëjini një surprizë në shtëpi ose papritur pas pune duke shkuar në një vend që e doni shumë: efekti surprizë krijon lumturi në çdo moshë!
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...