Pastrimi i shtëpisë shpesh nënkupton hedhjen e gjërave të panevojshme dhe gjërave të cilat përhapin sëmundje
Nëse e pastroni detajisht shtëpinë, ndërsa me atë rast nuk i keni hedhur këto gjëra, pothuajse nuk keni bërë asgjë.
Po ju sjellin listën e 10 gjërave të cilat patjetër duhet t’i zëvendësoni shpesh, në mënyrë që nga shtëpia të nxirrni infeksionin dhe sëmundjen:
1. Sfungjeri dhe leckat truleks – hidhni pas një muaj përdorimi.
2. Ushqimin e mykur të cilit i ka skaduar afati i konsumimit. Nëse e hani, rrezikoni të helmoheni seriozisht me ushqim.
3. Enët e plastikës – ato të dedikuara për një përdorim, hidhni menjëherë, ndërsa ato të dedikuara për shumë përdorime hidhni pasi që të jeni shtrembëruar, gërvishtur apo dëmtuar. Kimikatet e rrezikshme nga enët e dëmtuara plastike mund të depërtojnë në ushqim.
4. Jastëkët – hidhni pas pak vjetësh përdorimi. Pluhuri, ndotjet, djersa, tenjat, luspat e lëkurës… të gjitha këto gjenden në jastëkët tuaj. Me larje të zakonshme këto nuk mund të eliminohen nga mbushjet e jastëkëve.
5. Mjetet për pastrim të shtëpisë – pas dy vjetësh këto mjete ndryshojnë cilësinë, që do të thotë që mund të jenë toksike. Prandaj, hidhni dhe mos mendoni dy herë se çfarë do të mund të ndodhë.
6. Erëzat, vajrat, çajet – hidhni edhe pas dy vjetësh, sepse vajrat mund të prishin edhe bimët e erëzave dhe çajet mund të jenë vatra të tenjave.
7. Brushat e dhëmbëve – hidhni pas tre muajsh përdorimi. Shpresojmë që nuk duhet t’jua sqarojmë përse është kjo me rëndësi.
8. Grimin – pas 6 muajsh grimi do të prishet. Nëse e përdorni ende, kjo do të thotë që mund ta shkatërroni lëkurën e fytyrës.
9. Vitaminat – sapo t’u kalojë afati apo pas dy vjetësh nga hapja. Pas kësaj date nuk janë të shëndetshme, janë të helmueshme!
10. Kremrat dhe qumështi për rrezitje – menjëherë pas verës. Sapo të kalojë vera, hidhni kremrat për rrezitje. Të ekspozuara në diell dhe rërë, ato mund të bëhen vatër serioze e baktereve. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...