Budizmi është një nga fetë më të vjetra që praktikohet ende, dhe ka gjithnjë e më shumëpasues, aktualisht më shumë se 200 milionë.
Ndonëse, disa preferojnë t’i referohen budizmit më shumë si një filozofi e jetës sesanjë besim fetar. Në një mënyrë apo tjetër, ato që e kanë lejuar këtë filozofi/fe të mbijetojëme kalimin e kohës dhe të vazhdojë të fitojëpopullaritet, janë mesazhet e tij të thjeshta të mbushurame dituri, të cilat mundtëpërmirësojnërealisht jetën tonë të përditshme. Në fakt, nuk është e nevojshme të përqafosh Budizmin për të marrë përfitimet që mund të na japë. Thjesht mbani mendjen e hapur dhe zemrën bujare.
Ne priremi të mendojmë se reagojmë ndaj ngjarjeve, se ato sjellin me vete farën e trishtimit apo gëzimit, por në fakt ne reagojmë ndaj domëthënies qëngjarjaka për ne.
Ne vetëm mund të dëmtohemi nga ajo që i japim rëndësi. Ndaj, për të shmangur vuajtjete panevojshme, ndonjëherë kemi thjesht nevojëtë hedhim një hap pas, shkëputemi nga emocionet dhe t’i shohim gjërat nga një perspektivë tjetër.
Është e vështirë, por me praktikë mund të mësojmë tabëjmëatë. Në fakt, një tjetër frazë budiste na errëfen rrugën:”Të gjithë ne jemi është rezultat i asaj që kemi menduar, qëështë themeluar në mendimet tona dhe është krijuar nga mendimet tona “.
Shpesh ne humbasim jetimin e jetës, ndërsa jemi të lidhur me të kaluarën apo të shqetësuar për të ardhmen. Megjithatë, Budizmi na mëson se ne jemi vetëm “këtu dhe tani”. Prandaj, duhet të mësojmë të jemi plotësisht të pranishëm për të shijuar çdo çast sikur të qei pari dhe i fundit. Pra, mos u zhysni shumë tek e shkuara dhe astë ëndërroni shumë mbi të ardhmen. Në vend të kësaj përqëndrohunitek momentet aktuale, pasi këtu do të gjeni çelësat e lumturisë.
Në kemi një unitet fizik dhe shpirtëror, por shpesh e harrojmë këtë fakt. Ndonjëherë u shqetësohemi shumë për kujdesin ndaj trupit tonë dhe harrojmë shpirtin, ndërsa nganjëherë kujdesemi shumë për balancën tonë psikologjike, duke lënë mënjanë aspekte të rëndësishme si dieta dhe ushtrimi fizik. Megjithatë, për të patur një mirëqënie të vërtetë, është e domosdoshme që mendja dhe trupi të jenë të balancuara.
Është e rëndësishme të dini se cilat luftërat janë më me vlerë për t’uzhvilluar dhe cilat për t’u humbur, pasi tëluftosh kundër rrymës mund të jetë diçka shumë romantike, por jo efektive. Ndonjëherë, edhe për shkak se i mbivlerësojmë forcat tona apo nuk jemi të vetëdijshëm për përmasat e situatës, bëjmëplane që shkojnë përtej aftësive tona. Në këtë mënyrë, ne gjenerojmë tek vetja njëstres të panevojshëm. Megjithatë, për të gjetur paqen e brendshme, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe tëracionojmëburimet tona. Vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë përpara.
Kyështë një nga parimet kryesore tëBudizmit qënëse zbatohet fjalë për fjalë, praktikisht do të eliminonte të gjitha ligjet dhe urdhëresat morale. Megjithatë, kjo frazë budiste shkon përtej klasikes“mos u bëni të tjerëve atë që nuk do të donin ta bënin ndaj jush”, sepse mbi të gjitha ajo përfshin një kuptim të thellë për veten. Dhe së dyti, një ndjeshmëri të madhe për të tjerët.
Edhe pse ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë, dëshirajonë për më shumë, qoftë në nivel material apo emocional, është burimi kryesor i shqetësimeve dhe zhgënjimeve tona. Kur mësojmë të jetojmë me pak dhe pranojmë çdo gjë qëna jep jeta dhe në momentin që e marrim atë, kemi arritur një jetë më të balancuar, duke e zvogëluar tensionin dhe stresin. Dëshirimi i më shumë gjërave, tregon shpesh se kemi nevojë për më shumë siguri ose se ndihemi të vetmuar dhe kemi nevojë ta mbushim këtë boshllëk. Kur ndiheni rehat me veten tuaj, s’keni nevojë për të provuar asgjë.
Kur jemi të rinj, jemi të hapur ndaj të mësuarit, dhe nuk kemi ide të paramenduara. Megjithatë, ndërsa rritemi, mendja jonë mbushet plot me kushtëzime sociale, të cilat na udhëzojnë si duhet tëjemi, si duhet të sillemi dhe madje edhe se çfarë të mendojmë. Ne jemi aq shumë tëlidhur me këtë kontekst, sa që nuk e kuptojmë që mendja jonë është shndërruar nënjë kuti shumë të ngushtë që na burgos.
Prandaj, nëse doni të ndryshoni dhe t’ishihni gjërat nga një perspektivë tjetër, hapi i parë është të shkëputeni nga besimet dhe stereotipet që iu mbajnë të lidhur. Në këtë kuptim, vjen një tjetër frazë budiste për të na ndriçuar”Në parajsënuk ka asnjë dallim ndërmjet lindjes dhe perëndimit, njerëzit i krijojnë këto dallime në mendjen e tyre, dhe mendojnë se ato janë të vërteta.”
Dhuna pjell dhunën, zemërimi prodhon pakënaqësi. Kjo është diçka që e dimë, por thuajse kurrë nuk evëmëaq shpesh në zbatim kur angazhohemi në diskutime, në të cilat udhëhiqemi nga emocionet tona më negative. Kështu neiu përgjigjemi kritikave me kritika të tjera, dhe sulmit me një sulm tjetër edhe më të fortë. Megjithatë, urrejtja ushqen vetëm urrejtje, dhe e vetmja mënyrë për të luftuar efektin e saj është të japim dashuri, duke iu përgjigjur me emocione pozitive.
Kjo është një nga frazat më të vjetra budiste, por së fundmi, disa studime në fushën e psikologjisë pozitive, kanë treguar se mirënjohja dhe falja janë një nga shtigjet që të çojnë drejt lumturisë. Nuk bëhet fjalë për të dhënë me pritshmërinë për tëmarrë diçka në këmbim, por të dhurosh nga kënaqësia për të ndihmuar dikë. Mos harroni se nuk është një person më i mirë ai që me mirësjellje jep çdo gjë qëzotëron, por ai që ndan atë që është e mjaftueshme për të.
Me këtëfrazë budiste mbyllet sekreti i ndryshimit:të mësojmë të vlerësojmë çdo gjë dhe çdo njeri për atë që është, një mrekulli unike dhe e papërsëritshme. Kur ne mësojmë të mos kritikojmë, por të pranojmë dhe mrrekullohemi me gjërat më të vogla përreth nesh, jetët tona do të ndryshojnë për shkak se jemi duke i hapur derën mirënjohjes, kuriozitetit dhe gëzimit.
Në të kundërt, në rast se mendojmë se nuk ka asgjë të veçantë tek gjërate vogla dhe jemi në majën e botës, jo vetëm që jemi duke e privuar veten ndaj bukurinë, por edhe të mësuarit dhe rritjes. Nëse s’mundeni të vlerësoni mrrekullinë që mban një lule, kjo do të thotë se ju jeni tashmë keni vdekur sëbrendshmi./bota.al/ Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...