Studimet kanë treguar se dhëmbët e bardhë ua shtojnë vetëbesimin njerëzve.
Por, shumë nga njerëzit, nuk kanë dhëmbët që dëshirojnë për shkak të konsumimit të ushqimeve të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë negativisht në dhëmbë.
Ja disa nga mënyrat që ju mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie.
Sodë buke
Soda është një produkt i cili shërben si një zbardhues për dhëmbë tuaj duke bërë të mundur largimin e shtresës së verdhë që mund të gjendet tek dhëmbë tuaj. Ajo ka veti alcalinike, e kundërta e acideve, e cila nëse ju keni nivel të lartë të acideve të larta në gojën tuaj, ajo ndihmon në balancimin dhe normalizimin e këtyre elementëve në gojën tuaj.
Merrni 3-4 lugë çaji sodë buke, hidhini pak lëng limoni në mënyrë që të krijoni një masë në formë paste dhëmbësh, pasi ta aplikoni në dhëmbë më pas shpërlajini ato.
Luleshtrydhe, kripë dhe sodë buke
Luleshtrydhet përmbajnë Vitaminën e cila bën të mundur eleminimin e shtresës së verdhë të dhëmbëve tuaj. Kripa shërben si pastrues i rëndësishëm i dhëmbëve.
Për përgatitjen e kësaj përbërje nevojitet: 3 luleshtrydhe, një lugë e vogël kripe dhe 2 lugë çaji sodë buke. Shtrydhni luleshtrydhet në një lugë dhe më pas përzijini me kripën dhe me sodën e bukës. Merrni një furçë dhëmbësh dhe aplikojeni atë si pastë dhëmbësh për rreth 5 minuta.
Vaj arre kokosi
Mbusheni një lugë me vaj arre kokosi dhe shpërlajeni gojën tuaj në formë e gargarës për rreth disa sekonda me të. Kjo rekomandohet të bëhet në mëngjes para larjes normale të dhëmbëve.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...