Të gjitha vajzat përpiqen të vishen bukur dhe nuk kursejnë zakonisht në këtë aspekt. Por në fakt janë disa detaje që ju bëjnë të dukeni perfekte dhe ndryshe.
Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa truke sesi të visheni duke kombinuar veshjet me aksesorë.
Perlat
Perlat vazhdojnë akoma të mbeten të preferuara nga vajzat dhe zonjat gjithashtu. E vetmja gjë që ju duhet të keni kujdes është që të mos e teproni me to. Perlat janë interesante dhe moderne, nuk ikin asnjëherë nga moda dhe më e rëndësishmja është që ju të zgjidhni madhësinë e duhur të tyre që ju përshtatet juve. Nëse keni frikë të guxoni niseni me një palë vëth me perla të vogla dhe, jemi të sigurt që nuk do hiqni më dorë nga to.
Ora
Ora është një nga aksesorët më të rëndësishëm. Jo vetëm për femrat por edhe për meshkujt përdoret shumë. Duke marrë parasysh se tani ka me qindra marka, ju duhet të zgjidhni orën duke e përshtatur edhe me veshjen. Gjatë një darke ose mbrëmje të veçantë, ora në dorën tuaj do tërheqë më shumë.
Shall mëndafshi
Zakonisht vajzat që guxojnë të ndryshojnë paraqitjen e tyre, dinë të kombinojnë veshjet shumë mirë. Por janë aksesorët ato që ndonjëherë janë shumë të nevojshëm për të plotësuar një veshje. Nëse preferoni të lidhni një shall në qafën tuaj, zgjidhni një ngjyrë që përshtatet me ngjyrën e lëkurës në mënyrë që të theksojë hijen e syve dhe flokëve
Rrobat me dizanje leopardi
Veshje të tilla guxojnë t’i veshin jo shumë presona. Kjo lloj veshje tregon siguri dhe një ndjenjë vetëbesimi te ata persona. E rëndësishme është që të mos dilni shumë vul gare me veshje të tilla nëse do t’i zgjidhni shumë të ngushta.
Syzet
Zakonisht i vëmë syzet sepse e kemi të nevojshme për shëndetin e syve por është përhapur shumë edhe përdorimi i syzeve si aksesor. Në të dyja rastet zgjedhja e skeletit të syzeve është e vështirë. Por ju mos u shqetësoni jo të gjitha format mund të përshtaten me fytyrën tuaj. Zgjidhni atë që ju bën të dukeni më bukur dhe gjithçka do të jetë në rregull.
Taka të larta
Moda e para ca vitesh, ishte te takat e larta, këpucë dhe sandale ekstr avagante, por në fakt modele të tilla nuk janë shumë të rehatshme për tu veshur çdo ditë, duke përjashtuar raste të veçanta. Nuk po themi që tani takat e larta janë jashtë mode, por si në çdo rast që përmendëm edhe më sipër, e rëndësishme është që veshjet dhe aksesorët që ju mbani veshur të ju tregojnë bukur. Zgjidhni lartësinë ideale të takave sepse ato gjithmonë do ju bëjnë të dukeni elegante dhe moderne.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...