“Ne nuk po rrisim fëmijë, ne po rrisim brezat e ardhshëm”, thotë terapistja dhe autorja Susan Stiffelman. Ajo që bëjmë ne si prindër krijon zakonet dhe sjelljet që fëmijët tanë mbartin me vete në moshë madhore.
Sigurisht, ne duam më të mirën për fëmijët tanë, që ata të kenë një jetë të lumtur, të jenë të përgatitur për botën reale, ose thjesht të kenë rezultate të mira në shkollë. Ne duam që ata të kenë sukses dhe kështu i këshillojmë vazhdimisht.
Lexoni: Fëmijët më të suksesshëm marrin këto 8 dhurata nga prindërit e tyre
Por ndihma më e mirë vjen kur ne ua tregojmë gjërat dhe jo vetëm ua themi.
Prindërit duhet të jenë një model për fëmijët e tyre në mënyrë që ata të rriten tek shohin me sytë e tyre se si të veprojnë, mësojnë dhe të rriten të suksesshëm.
Prandaj fëmijët tuaj duhet të shohin që ju:
Prindërit në përgjithësi i fshehin betejat nëpër të cilat ata kalojnë, pasi në këtë mënyrë fëmijët nuk do të thyejnë iluzionet për t’i parë ata si heronj. Por, duhet të kuptoni se është e rëndësishme që fëmijët tuaj të shikojnë se si ju i trajtoni vështirësitë, betejat, si i përballoni ato apo edhe se si kërkoni ndihmën e të tjerëve për t’i tejkaluar ato.
Padyshim, gjëja e fundit që prindërit duan të bëjnë është të qajnë para syve të fëmijëve të tyre. Por, është e rëndësishme t’u tregoni fëmijëve tuaj që nuk ka asgjë të keqe të qash, pasi ka momente që ndihesh i ngarkuar emocionalisht dhe disa lotë të çlirojnë nga ndjenjat e trishtuara.
Lexoni: 6 mënyra se si prindërit shkatërrojnë suksesin e fëmijës së tyre
Fëmijët marrin shembullin e prindit. Nëse ata shohin që prindërit e tyre ushtrohen, shkojnë në palestër, bëjnë ushtrime në shtëpi, apo dalin për vrap edhe ata do të marrin të njëjtën kulturë, jo sepse trupi i tyre nuk duket mirë, por sepse një trup i shëndoshë sjell një mendje të shëndoshë. Jetesa e shëndetshme është mjaft e rëndësishme në ditët e sotme, pasi jeta sedentare, e lidhur pas teknologjisë na ka bërë dembelë duke na sjellë madje dhe probleme shëndetësore.
Kjo ka të bëjë me vullnetarizmin për të ndihmuar dikë tjetër, por edhe fokusimin jashtë vetes për t’u angazhuar në vepra të mira.
Stiffelman thotë, “Një nga mënyrat më efektive që fëmijët të mendojnë se janë me vlerë dhe se kanë rëndësi është kur ata mund të përmirësojnë ose ndihmojnë dikë tjetër – jo vetëm mamin apo babin”. Ky është thelbi i qenies njerëzore, të mendojmë përtej vetes.
Prindërit duhet të flasin me fëmijët mbi zgjedhjet financiare që duhet të bëjnë në lidhje me të. Në këtë mënyrë, fëmijët do të mësojnë koston dhe vlerën e gjërave, sidomos nëse bëhet fjalë përtej vlerës që familja juaj mund të përballojë.
Fëmijët tuaj duhet të kuptojnë që e mësuara nuk ka fund. Jeta është një shkollë e pafund, ku ju mësoni çdo ditë gjëra të reja. Ju duhet t’i tregoni fëmijës suaj që jeni një nxënës i përjetshëm dhe investoni vazhdimisht për jetën tuaj.
Siç thekson Stiffelman, “Fëmijët tanë ndoshta do të ndryshojnë karrierë shumë herë, kështu që ata duhet të kenë rehatinë/gatishmërinë për të mësuar gjëra të reja”. Mund të jetë po aq e thjeshtë sa për shembull, të lexoni më shumë. “Fëmijët që shohin prindërit e tyre që lexojnë priren të lexojnë më shumë”, shton terapistja.
Lexoni: 5 mënyra për ta bërë fëmijën tuaj një lider më të mirë
Hulumtimet tregojnë se studentët, të cilët bazojnë vetëbesimin e tyre në burime të jashtme (miratimi nga të tjerët etj.) shpesh zhvillojnë më shumë probleme në shëndetin mendor, ndërsa ata që krijojnë vetëbesimin e tyre në burime të brendshme (respektimi i vlerave të tyre) kanë nota më të mira dhe mundësi të pakta në përdorimin e drogës, alkoolit apo çrregullime të ushqyerjes.
Me fjalë të tjera, bota e jashtme paraqet sfida të mjaftueshme për vetëvlerësimin e fëmijëve tuaj, kështu që modeli që i shfaqni fëmijës nuk duhet të jetë asgjë tjetër përveç mirësisë dhe faljes për veten tuaj.
Njerëzit nuk frymëzohen në punë për shumë arsye. Ndihmoni fëmijën tuaj duke i treguar se sa të lumtur ju bën kreativiteti. Kjo do t i mësojë ata të shprehin kreativitetin dhe ndjenjat e tyre.
Në Shqipëri konsiderohet si turp nëse prindërit shfaqin para fëmijëve dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, por duhet kuptuar që është shumë e rëndësishme që fëmijët të shikojnë se janë të rrethuar nga dashuria dhe mirëkuptimi. Mos harroni, fëmijët kanë nevojë për dashuri. Nëse u jepni dashuri edhe ata do të japin dashuri.
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër