A keni dëgjuar ndonjëherë për Ligjin e Tërheqjes?
Është një ushtrim mendor që ju ndihmon të krijoni jetën që keni ëndërruar, transmeton portal arbresh.info
Ligji i tërheqjes është besimi se gjithçka që ndodh në jetën tuaj, ju tërheq veten me dridhjet dhe mendimet që shprehni çdo ditë. Sipas këtij ligji, me vetëdije ose pa vetëdije, ju vendosni me mendimet dhe ndjenjat tuaja se çfarë lloj jete do të jetoni.
Psikologët besojnë se nëse e zbatoni këtë ligj në mënyrë korrekte, mund ta rirregulloni jetën tuaj ashtu sikurse dëshironi. E vetmja gjë që duhet është një praktikë e vogël.
Mendimet tuaja janë pika kryesore e tërheqjes, prandaj krijoni realitetin tuaj sipas asaj që mendoni dhe ndjeni. Nëse ndiheni mirë dhe të përmbushur, ju dërgoni vetëm energji pozitive dhe kështu tërheqni vetëm gjëra pozitive.
Është shumë e thjeshtë që t’i përmbaheni kësaj, mjafton që të vendosni fokusin në gjërat e mira.
Dhimbja dhe lumturia janë përvoja po aq të rëndësishme në jetë dhe është e nevojshme të përjetohen të dyja, por është shumë e rëndësishme të zgjidhni se cila ndjenjë është përparësia juaj në jetë dhe të përqendroheni në të.
Ekspertët besojnë se me mendime pozitive mund të sillni shëndet më të mirë, më shumë para, dashuri në jetën tuaj, por kjo ndodh vetëm nëse përqendroheni në atë./arbresh.info/
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së