Dëshironi të jeni më i suksesshëm në punë? Bëni më shumë seks

14:39 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Punëtorët që një natë më parë kishin kryer marrëdhënie seksuale, të nesërmen kishin treguar sukses më të madh në punë.

Një jetë e lumtur seksi ndikon pozitivisht në performancën e punëtorëve në krahasim me personat të cilët nuk janë në lidhje të tilla, thuhet në një studim të Universitetit Shtetëror të Oregonit, transmeton arbresh.info.

Ekipi i studiuesve nga Oregoni, observoi punën e 159 punëtorëve që ishin në lidhje dashurie, dhe nga këto studime gjithashtu u gjet se këta persona e donin punën e tyre më shumë se ata të cilët kryenin marrëdhënie dashurie më rrallë.

Ata vinin më të lumtur e më të përmbushur në punë, angazhoheshin më shumë në detyrat që iu jepnin dhe kënaqeshin më shumë me punën të cilën e bënin.

“Mbajtja e një lidhjeje të shëndetshme që përfshinë edhe një jetë të shëndoshë seksuale do t’ju ndihmojë punëtorëve të kryejnë punën më mirë, nga e cila përfitojnë edhe punëdhënësit edhe vendet ku ata punojnë”, tha drejtuesi i këtij studimi.

Disa shtete e kanë marrë këtë fakt shumë seriozisht, tha ai, duke shtuar se në një qytet në Suedi, një zyrtarë ka propozuar që punëtorët e komunës të kenë një orë pushim në javë veçanërisht për të kryer marrëdhënie seksuale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme