Nëse i keni dhëmbët e bardhë, mundësitë janë të mëdha që edhe goja t’ju mbajë erë të freskët. Sidoqoftë, nëse i keni dhëmbët e verdhë, atëherë duhet të keni kujdes sepse goja mund t’ju mbajë erë të keqe.
Dhëmbët e bardhë dhe të rregullt janë gjithmonë më tërheqës, prandaj kujdesi ndaj tyre është një domosdoshmëri e vërtetë.
Ka shumë faktorë që ndikojnë në zverdhjen e dhëmbëve, e ndër ta janë pijet si çaji, kafeja, vera e kuqe etj., por edhe konsumimi i duhanit pasi që përmban katran dhe nikotinë.
Për t’i mirëmbajtur dhëmbët, është e rëndësishme t’i pastroni të paktën dy herë në ditë.
Megjithatë, përveç pastrimit normal me furçë të dhëmbëve dhe pastë të dhëmbëve, ju mund t’i pastroni dhëmbët edhe me një produkt që mund ta formoni me përbërës shtëpiak.
Përbërësit: Një lugë vaj kokosi, gjysmë luge shafran, vaj mente.
I përzieni të gjithë përbërësit dhe pastaj me furçë të dhëmbëve e aplikoni pastën e fituar në dhëmbë.
Është e nevojshme që pasta të qëndrojë për 3-5 minuta dhe pastaj të pastrohet. Këtë metodë duhet përsëritur derisa t’i vëreni efektet e para mbresëlënëse.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...