E dinit se parfumin e keni hedhur gjithmonë gabim?
Sigurisht që jo, se përndryshe do ta kishit ndryshuar mënyrën e spërkatjes.
Ja përshembull, ju keni hedhur parfum tek kyçi i dorës dhe i keni fërkuar ato me njëra-tjetrën, por nuk e keni ditur që në këtë mënyrë aroma nuk zgjat shumë.
Ndonjëherë madje ju duket sikur nuk e ndjeni atë, edhe pse përdorni një parfum të shtrenjtë.
Për këtë fajin e ka mënyra e përdorimit. Më poshtë mund të shihni disa truke për të mbajtur gjatë aromën e parfumit në trupin tuaj dhe të ndiheni gjithë ditën të freskët.
Para se t’ju prezantojmë truket, duhet të keni parasysh se çdo parfum përbëhet nga 3 shtresa:
Shtresa e parë: aroma e parë që ju ndjeni, e cila zhduket pas 20 minutash
Shtresa e dytë: njihet si aroma e zemrës dhe ndihet pas 15 minutash
Shtresa e tretë: është aroma më e fortë që ndihet deri në 4 orë
Por që të ndjeni të treja shtresat e parfumit ju duhet të ndiqni truket në mënyrën e duhur:
Aplikoni vajra pa aromë para se të hidhni parfum, në mënyrë që aroma e tij të ndihet më shumë.
Përdoreni atë në zonat më të ngrohta të trupit që aroma të jetë më intensive, veçanërisht tek qafa, bërrylat, gjoksi, kyçet e dorës, gjunjtë.
Përdorni vazelinë tek pikat ku ndihet pulsi, tek qafa dhe tek kyçi i dorës.
Sa më e lehtë të jetë aroma aq më pak do të zgjasë.
Aplikoni parfumin tuaj pasi të bëni dush.
Hidhni parfum në krehërin tuaj që aroma të përhapet tek flokët dhe zgjat më shumë.
Hidhni pak parfum në një letër dhe vendoseni atë pranë rrobave tuaja para se t’i vishni.
Parfumin tuaj mbajeni në një vend të errët.
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...