Dëshironi një burrë të mirë në shtrat? Kushtojini vëmendje këtyre gjërave

01:33 | 16 Prill 2021
Trina Galanxhi

Për të njohur një burrë të mirë, duhet të njihni këto 4 tipare dhe të kuptoni se keni bërë një zgjidhje të mirë.

Një marrëdhënie fantastike nuk ka të bëjë vetëm me aftësitë dhe përvojën, por edhe me karakterin e burrit të cilit i kushton vëmendjen, transmeton portal arbresh.info

Ai është një zotëri

Ju pyet si e keni kaluar ditë. Ju mban karrigën. Nuk harron për projektin e rëndësishëm që keni pasur në punë. Nëse ai bën këto, jini të sigurta se ai nuk do t’ju zhgënjejë edhe kur ju i fikni dritat.

Di të ju prekë

Njerëzit nuk prekin vetëm kur pushtohen nga pasioni. Nëse ai ju kap dorën gjatë një shëtitje, ose ju prek butësisht shpinën kur ju lejon të ecni para tij, ose ju prek gjatë një darke romantike, sigurohuni që ai e di se çfarë po bën.

E di që bota nuk sillet rreth tij

Për shumicën e njerëzve, jo vetëm për burrat, në një moment të jetës pushon të zbatohet rregulli që ata janë më të rëndësishëm për veten e tyre. Po, ju duhet ta doni veten, por gjithashtu duhet të shijoni aftësinë për të bërë të lumtur dikë pranë jush. Mbani në mend këtë.

Nuk ngutet

Një burrë që dëshiron një marrëdhënie serioze dhe që gëzon të ndërtojë plotësisht një marrëdhënie me një vajzë, ka në mendje se nuk ka nevojë të nxitosh askund. Ai do të jetë i kujdesshëm dhe i durueshëm me partneren e tij dhe nuk do ta detyrojë atë të bëjë diçka për të cilën ajo mendon se nuk ka ardhur koha ende. Nëse partneri juaj ju tha që të mos nguteni ose ju sugjeroi të prisni, mos e merrni si refuzim, sepse ai nuk e bëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme