Buzë të trasha dhe të fryra, mund t’i keni me ndihmën e disa fshehtësive të grimit
A ia keni lakmi buzëve të Angelina Jollie-s. Edhe nëse nuk keni lindur me buzë të tilla, me buzë të trasha dhe të fryra, mund t’i keni me ndihmën e disa fshehtësive të grimit.
KORREKTORI Kjo është një mënyrë aspak e zakonshme, por bën dallimin e madh – nëse vëni pak korrektor në buzën e sipërme, do të duken më të plota sesa që në të vërtetë janë.
LAPSI Nëse dëshironi buzë të fryra, lapsi kualitativ është i domosdoshëm. Me vendosjen e lapsit, pak jashtë kufijve të buzëve, do t’ju dhuroni më shumë volum. Dallimi është i madh, por efekti vizual të cilin e keni arritur do të ketë domethënie të madhe. Kur ta theksoni kornizën e buzëve, ngjyrosni edhe buzët. Ky trik do të bëjë që buzët të marrin ngjyrë unikate.
PËRFUNDIMI PREJ SATENI Për buzë të fryra sugjerohet vendosja e nuancave neutrale me përfundim prej sateni, e nuancat e errëta t’i shmangni sa më shumë që mundeni – sikurse që ngjyra e zezë trupin e tregon më të dobët, po ashtu edhe buzëkuqtë e errët zvogëlojnë buzët tuaja.
SHKËLQIM PËR BUZË Pak shkëlqim për buzë, po ashtu buzëve tuaja ju dhuron plotësi shtesë. Vendoseni në mesin e buzës së poshtme ose thjesht në gjithë buzët.
“HIGHLIGHTER” Nëse jeni tej mase të disponuar, për prekjen përfundimtare nevojitet një “highlighter” ideal. Ta vëni në majat e buzëve dhe për sa hap e mbyll sytë do ta krijoni efektin e thellësisë, prandaj buzët do të duken më të plota.
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin