Një studim i ri ka gjetur një lidhje midis mungesës së gjumit dhe dëshirës për ushqim të shpejtë dhe sugjeron që njerëzit që janë të lodhur shikojnë ushqimin e shpejtë më të shijshëm se ata që nuk janë.
Në fakt, ky studim thotë se edhe një natë pa gjumë i çon njerëzit të shohin ushqimet e shpejta si më të dëshirueshme. Studimi u bë kohët e fundit nga shkencëtarët në Universitetin e Këlnit dhe u botua në Journal of Neuroscience.
Profesor Jan Peters, një bashkëautor i studimit, i tha “The Guardian” se të dhënat e mbledhura nga studimi e sjellin atë më afër për të kuptuar mekanizmin se si privimi i gjumit ndryshon vlerësimin për ushqimin.
Studimi u krye me 32 pjesëmarrës. Pjesëmarrësit u ushqyen me të njëjtat ushqime, por u ndanë në dy grupe të ndryshme (ata që flinin mirë dhe ata që rrinin pa gjumë) dhe u monitoruan nëpërmjet pajisjeve për gjurmimin e gjumit, testet e sheqerit në gjak, testet e hormoneve, skanimet e fMRI dhe intervistat për të përcaktuar se si ndiheshin në lidhje me ushqimin. Rezultatet treguan se pa marrë parasysh grupin, pjesëmarrësit ndjenin nivele të ngjashme të urisë në mëngjes dhe kishin nivele të ngjashme të hormoneve dhe sheqerit në gjak.
Sidoqoftë, pjesëmarrësit e privuar nga gjumi ishin të gatshëm të paguanin më shumë për një ushqim të shijshëm por jo të shëndetshëm, sesa për ata ishin mirë të shplodhur. Grupi i privuar nga gjumi gjithashtu kishte nivele më të larta të ghrelin des-acyl në gjakun e tyre, një substancë që lidhet me hormonin e urisë. Studimi tregoi se një gjumë i keq gjatë natës mund të rrisë dëshirat tuaja për ushqimë jo të shëndetshme./Living.al/
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...