Nuk është fjala për antibiotikët apo ushqimin.
Shpesh aknet trajtohen me antibiotikë dhe me ndryshim të ushqimit, mirëpo dermatologu i manekines Kendall Jenner thotë që kjo gjë mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e mënyrës së bërjes dush!
“Shumica bëni kështu dush – më parë lani flokët pastaj vini regjenerator dhe pastaj, derisa ai qëndron në flokë, lani pjesën tjetër të trupit dhe në fund shpëlani regjeneratorin i cili rrjedh nëpër shpinë. Ai zbut flokët tuaj, mirëpo në shpinë lë shtresë yndyre”, shpjegon dr. Christie Kidd.
Kjo renditje është e drejtë: bëni flokët me sapun dhe shpëlani, qitni regjeneratorin dhe shpëlani, ngrini flokët dhe bëni dush trupit.
Puçrrat dalin kur gjëndrat dhjamore prodhojnë së tepërmi vaj, mbushin qelizat e lëkurës dhe mbyllin poret.
Bakteret shumëzohen dhe krijohet inflamacioni. Aknet janë çështje e gjenetikës, mirëpo në numrin më të madh të rasteve edhe higjiena e keqe.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...