A ju pëlqen që të hani ëmbëlsira?
Sheqeri është shkak i problemeve të ndryshme shëndetësore, ndërsa së fundmi paralajmërojnë se sheqeri është “fajtori kryesor” për problemet e lëkurës, veçanërisht në fytyrë, transmeton portal arbresh.info
Pas konsumimit të diçkaje të ëmbël, trupi lëshon insulinë në mënyrë që të stabilizojë nivelin e sheqerit në gjak, por kjo gjithashtu rezulton në shfaqjen e skuqjes në lëkurë dhe një probabilitet më të lartë të proceseve inflamatore.
Nëse tashmë keni probleme me aknet, ekzemën dhe të ngjashme, atëherë konsumimi i sheqerit mund t’i përkeqësojë ato probleme. Sheqeri hakmerret me qelizat e bardha të gjakut për të luftuar inflamacionin, prandaj puçrrat bëhen një problem më i madh, shkruan toi.
Molekulat e sheqerit gjithashtu lidhen me proteinat e lëkurës, një proces i quajtur glikizim. Problemi lind sepse rezulton në krijimin e një strukture të ngurtë, duke bërë që molekluar elastike të humbasin vetinë dhe funksionalitetin e tyre.
Ky reagim prodhon radikale të lira të quajtura AGEs (Advanced Glycation Endproducts) që shkaktojnë inflamacion dhe prishje të kolagjenit dhe elastinës. E gjithë kjo rezulton në shfaqjen e rrudhave në fytyrë.
Nëse alergjitë janë gjithashtu një problem me të cilin po luftoni, sheqeri vetëm mund ta përkeqësojë situatën. Dermatologët në të gjithë botën paralajmërojnë se sheqeri shkakton skuqje të lëkurës, që nga gjuha e tyre njihes ti “fytyra e sheqerit”./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...