Google ADS

Deri kur duhen mbajtur dhëmbët e qumështit

23:30 | 5 Mars 2024
E.H

Në saje të dhëmbëve të qumështit, fëmijët arrijnë të hanë ushqime të forta e të përtypen, çka favorizon zhvillimin e nofullave. Por, këta dhëmbë të fillimit, pra të qumështit, duhet që një ditë të zëvendësohen dhe dhëmbi përfundimtar del poshtë tij. Pak nga pak ai prish rrënjën e dhëmbit të qumështit, i cili më së fundi bie.

Në fakt, dhëmbët përfundimtarë në gojën e njeriut bëhen dhe marrin formë rreth moshës 12 vjeçare.

Dhëmbët e qumështit fillojnë të bien rreth moshës 6 vjeçare. Duhet ditur se fëmijët nuk i humbin këta lloj dhëmbësh në të njëjtën kohë, pasi disa prej tyre e kanë kulmin e rritjes më herët se të tjerët.

Sidoqoftë, në rast vonese në më shumë se 6 muaj, është mirë të konsultoheni tek dentisti, i cili i bën kontroll dhëmbëve përmes dhe një radiografie.

Të ruash për një kohë më të gjatë një dhëmb qumështi nuk ka rrezik në qoftë se dhëmbët e tjerë janë të vendosur mirë në nofull, pra në dhëmbët e qumështit, transmeton Telegrafi.

Një dalje e vonshme e dhëmbit mund të shpjegohet në disa mënyra. Nganjëherë fillesa e tij është shumë e thellë. Ai ngjitet me ngadalë drejt sipërfaqes dhe e shpërthen më ngadalë rrënjën e dhëmbit të qumështit, pra i duhet më shumë kohë për ta hedhur atë. Por, ai mund të jetë jo në vendin e duhur dhe nuk e prish rrënjën e dhëmbit të qumështit.

Kështu dhëmbi i qumështit rri në vend, ndërkohë që dhëmbi tjetër përfundimtar shfaqet, duke u shtyrë përpara ose mbrapa. Por në këtë rast duhet hequr dhëmbi i qumështit për t’i lënë vendin dhëmbit që do të mbetet përfundimisht në gojë.

Edhe dhëmbi prerës “canine” mund të mbetet gjithashtu i ngulur në kockën e nofullës.

Cilat janë shkaqet? Ndoshta një aks i keq i pozicionimit të dhëmbëve apo të mungesës së vendit. Në këto raste duhet ndërhyrje kirurgjikale dhe ortodoncia (mbajtja e protezës).

Dhëmbët e qumështit janë më të vegjël se të tjerët dhe mes tyre ka hapësira. Por a duhet ta heqim një dhëmb qumështi para se ai të bjerë vetë? Jo. Duke e tërhequr, ne rrezikojmë ta këpusim rrënjën e dhëmbit dhe t’i bëjmë keq fëmijës.

Në fakt, fëmija mund ta shtyjë dhëmbin me gjuhë. Nëse dhëmbi e shqetëson, ai duhet të shkojë tek dentisti.

Dhëmbët “incisivë” (prerës), bien në moshën 6-10 vjeçare, dhëmbët “canine” (të qenit) bien në moshën 8-12 vjeçare, ndërsa para-dhëmballët dhe dhëmballët bien në moshën 10-12 vjeçare.

Kështu, 20 dhëmbët e qumështit zëvendësohen gradualisht nga dhëmbët e tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme