Je një adhuruese e verës apo e dimrit, kjo pak rëndësi ka. August blues, ose trishtimi që na pushton në fund të verës, i prek të gjithë.
Sipas një studimi të publikuar në Science of Us, ekziston një sindromë e lidhur me muajin gusht dhe që i ngjan shumë asaj të së dielës në darkë, kur mbaron fundjava dhe e hëna është në prag. Gusht do të thotë fund pushimesh, fund vere, fillim pune dhe muaj të gjatë për t’u numëruar deri në verën e ardhshme.
Por ka një mënyrë për të kapërcyer këtë trishtim, me disa këshilla të vogla mund të vazhdosh të jesh njeriu i gëzueshëm që njohin të gjithë
Planifiko fundjavën e shtatoritTë duket herët? Nuk është aspak. Vjeshta ka fundjava të bukura. Kështu zgjat edhe më shumë efektin e pushimeve. Në shtator është e ndaluar të mbyllesh në shtëpi, aq më keq të punosh në fundjavat pas gushtit. Ke një vit të tërë për ta bërë këtë. Tani duhet shijuar edhe pak vera që ka ende dhe ca ditë para se të na thotë lamtumirë.
Ndrysho rutinënShtatori është moment më i mirë se janari për të ndryshuar diçka që nuk të pëlqen. Nuk po flasim për të tronditur jetën tënde por për ndryshime të vogla dhe pozitive që do të zgjasin gjithë vitin, si për shembull të flesh gjysmë ore më shumë, të racionosh kohën që kalon në rrjete sociale, të planifikosh kohën e vrapit dhe çfarë të duash tjetër.
Zgjidh mantrën tënde të motivimitVendos se cila do të jetë mantra e stinës së re. Diçka që e ndjen tënden dhe duhet ta përsëritësh çdo ditë për t’u ndier mirë me veten. Mund të jetë diçka e tipit “Jam shumë krenare për veten, për atë që kam bërë dhe atë që do bëj ” ose “Jam njeriu që kam dashur përherë të jem”.
Qëndro në shoqëriMos u mbyll në shtëpi por dil, jeto ngjyrat dhe aromat e vjeshtës. Zbulo lokalet e reja në qytet, njih njerëz të rinj, vende, situata të pajetuara më parë. Është një mënyrë aktive për të pritur ditët e para të shtatorit.
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...