Rreth 1 në 10 gra në Shtetet e Bashkuara përjetojnë depresion. Pasojat megjithatë, mund të shtrihen tek fëmijët e tyre raporton hulumtimi përmes të cilit u zbulua se depresioni i nënës mund të ndikojë negativisht në zhvillimin kognitiv të fëmijës deri në moshën 16 vjeç.
Hulumtuesit kanë studiuar rreth 900 fëmijë të shëndetshëm dhe nënat e tyre që jetonin në Santiago dhe Kili në intervale pesëvjeçare nga foshnjëria deri në moshën 16 vjeç. Ata vëzhguan se sa ishin nënat e tyre të dashura dhe të përgjegjshme për fëmijët e tyre në secilën moshë.
Fëmijët u vlerësuan në aftësitë njohëse verbale duke përdorur teste të standardizuara të IQ gjatë çdo vlerësimi ndërsa, nënat u testuan për simptomat e depresionit.
Përmes hulumtimit është gjetur se nënat që ishin në depresion nuk investonin emocionalisht ose në sigurimin e materialeve mësimore për të mbështetur fëmijën e tyre si lodra dhe libra, po aq sa nënat të cilat nuk kalonin në depresion. Kjo nga ana tjetër, ka ndikim në IQ-në e fëmijës në moshat 1, 5, 10 dhe 16 ka theksuar Patricia East, PhD, shkencëtare kërkimore në Departamentin e Pediatrisë në UC San Diego Shkolla e Mjekësisë. Konsistenca dhe jetëgjatësia e këtyre rezultateve flasin për efektin e qëndrueshëm që depresioni ka mbi prindërimin e nënës dhe zhvillimin e fëmijës së saj.
“Si pjesëmarrëse në studim, shumica e nënave kishin vetëm nëntë vjet arsim, nuk ishin të punësuara jashtë shtëpisë dhe shpesh jetonin me familje të gjerë në shtëpi të vogla, që ka të ngjarë të kontribuojnë në depresionin e tyre”, tha East. “Shumica e nënave vuajnë nga depresioni në gjashtë muajt e parë pas lindjes por, për disa, depresioni vazhdon”.
“Për ofruesit e kujdesit shëndetësor, rezultatet tregojnë se çelësi është identifikimi i hershëm, ndërhyrja dhe trajtimi i depresionit të nënave”, tha East. “Sigurimi i burimeve për nënat në depresion do t’i ndihmojë ato të menaxhojnë simptomat e tyre në një mënyrë produktive dhe të sigurojnë që fëmijët e tyre të arrijnë potencialin e tyre të plotë”./revista psika
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...